E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektligji per SHIU-n debate mes PS e PD ne Komisionin e Sigurise

Debatet mes opozitës dhe deputetëve të PD për projektligjin e ri të shërbimit sekret ushtarak SHIU-ut kanë vijuar edhe në mbledhjen e radhës në Komisionit të Sigurisë. 
Deputeti i PS-së Ilir Gjoni ka ngritur pretendimin se ky projekt ligj po tentohet të kalohet me emergjencë ndërkohë që e ka cilësuar atë sit ë rrezikshëm. Po ashtu deputetët opozitës kanë kërkuar tu vihet në dispozicion dokumentacioni sekret që Inteligjenca shqiptare a shkëmbyer me DIA-n gjë e cila është kundërshtuar nga deputetët demokrat dhe përfaqësuesit e ministrisë së mbrojtjes. 
Grupi i deputetëve socialistë në komisionin e sigurisë kombëtare u shpreh se SHIU-t po i jepet kompetencë dhe veprim jashtë fushës ushtarake ndërsa sipas mazhoranca pas anëtarësimit ne NATO, ka lindur si detyrim qe Shërbimi Informativ Ushtarak të shndërrohet në agjencinë e inteligjencës së mbrojtjes. Projekt ligji u miratua në parim vetëm me votat e mazhorancës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›