Mesazhet konfliktuale cpo ndodh me diplomacine amerikane
WASHINGTON-- Duke ecur me nje diplomaci te tendosur qe mund te zgjase deri ne Shtator Presidenti Barack Obama pati nje fundjave me mesazhe te perkunderta nga Uashingtoni duke insistuar qe per Egjiptin nuk ka kthim mbrapa.
Ne intervisten e tij te pare qekur demonstrata rrethoi Kajron dy jave me pare Obama zbuti friken e fundamentalizmit fetar duke thene se ai eshte i sigurte qe nje rruge e rregullt do te coje ne nje Egjipt te lire.
Populli Egjiptian kerkon liri zgjedhje te lira dhe te ndershme ata duan nje qeveri qe i perfaqeson ata duan nje qeveri te pergjegjshme- tha Obama per Fox Nees te dielen. Ne ju thame tani duhet te filloni tranzicionin
Por Obama e la te paqarte afatin kohor te largimit te Presidentit Egjiptian Hosni Mubarak duke sugjeruar se Shtepia e Bardhe mund te terhiqej nga sinjalet e forta qe kishte dhene me pare per doreheqjen e tij immediate.
Vetem ai e di se cfare do beje tha Obama. Ajo cfare dime ne eshte qe Egjipti nuk do te kthehet ashtu sic ka qene. Ai nuk do te kandidoje per tu rizgjedhur. Mandati i tij mbaron kete vit.
Komentet e Obames erdhen pas nje fundjave me mesazhe konfliktuale perfshire ketu edhe deklaraten e nje prej te derguarve te tij ish ambasadori i SHBA-se ne Egjipt Frank Wisner i cili deklaroi se Mubarak duhet te qendroje ne zyre dhe te drejtoje keto ndryshime... Ky eshte nje moment ideal qe ai te tregoje ecjen perpara
Por te shtunen Shtepia e Bardhe mohoi komentet Wisner. Ndarazi nga keto deklarata Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton sinjalizoi nga Mynihu qe Uashingtoni tanime favorizon nje tranzicion me gradual nen drejtimin e te sapo emeruarit Zv.President Omar Suleiman
Revolucionet kane rrezuar diktatoret ne emer te demokracise vetem per te pare proceset e rrembyera nga autokratet e rinj te cilet perdorin dhune mashtrime dhe zgjedhje te manipuluara per te qendruar ne fuqi tha Klinton
Perkrahja e forte per Suleiman-in aleat prej kohesh me U.S dhe te tjera simbole te regjimit te Mubarak-ut kane ngjallur frike mes demonstruesve Egjiptiane se mos ndryshimi epik qe ata parashikuan mund te jete thjesht ndryshim siperfaqesor.
Qe te dy edhe Obama edhe Klinton pohuan kujdesin qe duhet persa i perket Vellazerise Myslimane e jashteligjshme ne Egjipt e cila nuk e nxiti kryengritjen megjithate mund te jene perfituesit e pare si elementi me i gjere dhe i organizuar ne tablone politike te Egjiptit.
Vellazeria Myslimane eshte nje fraksion ne Egjipt tha Obama. Ata nuk e kane suportin e shumices ne Egjipt. Por jane te mireorganizuar. Ka disa tendenca te ideologjise se tyre qe jane anti-amerikane. Dhe per kete nuk ka asnje dyshim.
Por Obama tha se shoqeria e gjere Egjiptiane perfshin grupe te tere njerezish laik...nje grup te tere edukuesish qe njesoj si Vellazeria Myslimane duan te dalin ne krye.
shte e rendesishme per ne qe mos te bazohemi vetem ne dy opsione Vellazeria Myslimane ose populli i shtypur Egjiptian. Besoj se nese ata ecin ne nje rruge te rregullt atehere ne mund te punojme se bashku. Perfundoi Obama
www.thestar.com / Perktheu per Shekullin Esmeralda Hoxha