E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli ne Vjene, ngre zerin ne mbrojtjen e grave

Dhuna kunder grave dhe kriza nderkombetare financiare, u vleresuan dje ne takimin e peste nderkombetare te kryeparlamentareve gra, si ceshtje qe ndikojne ne perkeqesimin e pozicionit te gruas. Ne kete takim te organizuar ne Vjene, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, theksoi se domosdoshmeria e nje vizioni te ri per te shmangur pasojat e krizes, eshte i nevojshem. Topalli argumentoi se kriza ekonomike nderkombetare, demton se pari grate per shkak te pozicionit te tyre te pabarabarte, vecanerisht ne tregun e punes. Ajo ofroi modelin e Shqiperise, si nje vend i cili nepermjet zbatimit te nje pakete te guximshme fiskale dhe dyfishimit te te ardhurave, nga lufta kunder korrupsionit dhe evazionit fiskal, ka realizuar rritjen me te madhe ekonomike ne Evrope. "Ndryshimi nuk duhet te vije vetem nepermjet politikave mbrojtese per grate, por para se gjithash, ndryshimi vjen nga ajo cka grate bejne per vetveten", u shpreh Topalli. Ne kete kuader, ajo vleresoi si nje arritje thelbesore te demokracise shqiptare, dyfishimin e numrit te deputeteve gra.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›