E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seman, hiqen bunkeret ne plazh

Largimi i bunkereve nga bregdeti i Semanit ne Fier, eshte tanime ne fund te procesit. Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar forcat e saj, te cilat ne bashkepunim edhe me specialiste te komunes Topoje ne rrethin Fier, kane nisur operacionin ne fjale. Largimi i tyre cilesohet i veshtire per vete faktin se bunkeret jo vetem jane te mbuluar nga uji dhe rera, por ndodhen edhe ne zonen ku tashme ka filluar dyndja e plazhisteve. Ne det ndodhen bashke me bunkeret, edhe shume kabina plazhi, te permbytura vite me pare, per shkak te avancimit te detit. Pushuesit thone se punimet per heqjen e bunkereve duhet te ishin bere perpara fillimit te sezonit dhe jo tani kur punimet po krijojne nje imazh negativ ne syte e tyre. Keta bunkere u vendosen gjate regjimit te komunizmit nen udheheqjen e diktatorit Enver Hoxha, ku ne rast alarmi, cdo ushtar i zones per te siguruar zonen e bregdetit nga nje pushtues "imagjinar", shkonte ne qendrat e zjarrit, sic quheshin ndryshe bunkeret. Ne mbare vendin, keta bunkere prej betoni jane duke u shkaterruar nga persona qe duan te fitojne buken e gojes duke shitur hekurin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›