Poliklinikat, rritje e re pagash për personelin
16/06/2009 ISKSH detajon skemën për shërbimin parësor të privilegjuar të mjekëve specialistë me rritjen maksimale
Vizitat e të pasiguruarve grumbullojnë 133 milionë lekë të reja, 60 % e tyre për investime e aparatura
Përcaktohet rritja konkrete e pagave që do të shkojë për personelin shëndetësor të shërbimit parësor (poliklinika e ambulanca) në të gjithë vendin. Në mbledhjen e fundit të zhvilluar nga Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shëndetësore janë detajuar rritjet në shifra për secilën kategori punonjësish, ku bazuar edhe në vendimin më të fundit të marrë nga qeveria është vendosur shkalla e rritjes nga 17 për qind në 21 për qind, e cila do jetë dhe rritja maksimale. “Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor përmes Këshillit Administrativ të tij, bazuar në vendimin e qeverisë, vendosi dje rritjen e pagave për mjekët e familjes, mjekët specialistë dhe të gjithë personelin e qendrave shëndetësore. Rritja shkon deri në 17 për qind për mjekët e familjes dhe deri në 21 për qind për specialistë”, - ka pohuar drejtoresha e ISKSH-së Elvana Hana. Me zbatimin e këtij vendimi në ditët e sotme paga mesatare për një mjek në qendrat shëndetësore së bashku me dy paga shpërblim në vit dhe rritjet përkatëse bëhet 60 000 lekë në muaj. “Në vijimësi do të kemi rritje të pagave me ritme të tilla, si një nga format për të arritur një objektiv të rëndësishëm të ISKSH-së, luftën kundër informalitetit në sistemin shëndetësor”, - ka vijuar Hana.
Përfituesit
Jo pak, por plot 93 mijë punonjës të këtyre qendrave shëndetësore do të kenë mundësi të tërheqin shtesat e reja të pagave duke filluar nga data 1 maj 2009. Skema përcakton se rritja do të jetë e përshkallëzuar dhe në bazë të vendit të punës. Përkundrejt kësaj të fundit nga drejtuesit e institutit është pohuar zyrtarisht se do të vijojë ndjekja e politikave të stimulimit të personelit shëndetësor në zonat e thella, në mënyrë që të mbulohet i plotë shërbimi për të gjithë popullatën. Vëmendje e veçantë u është kushtuar mjekëve në zonat qendrore për shkak të ngarkesës më të madhe të punës. Rritja më e lartë është parashikuar për mjekët që mbulojnë zonat qendrore, me 16.3 për qind, në zonat fushore rritja është 11.2 për qind, në ato kodrinore 9 për qind si dhe për mjekët në zonat malore 4 për qind. Pas zbatimit të këtij vendimi një mjek në zonën qendrore me ngarkesë normale 2000 banorë e me vjetërsi pune 25 vjet dhe që kryen 12 vizita në ditë, do të paguhet me një pagë mujore bruto 47 000 lekë. Ndërsa një mjek në zonat malore e të thella malore që kryen 6 vizita në ditë do të paguhet me pagë mujore 79 000 lekë. Në total nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 1700 mjekë familjeje, kundrejt një efekti financiar 8 mujor mbi 82 milionë lekë. Gjithashtu rritje do të përfitojnë edhe 300 mjekët specialist, paga mesatare mujore e tyre do të shkojë nga 40 000 lekë që është aktualisht në 48 500 lekë bashkë me rritjen e re (këta të fundit përfitojnë dhe rritjen maksimale prej 21 për qind me një efekt financiar rreth 24 milionë lekë).
Infermierët
Kjo kategori e personelit shëndetësor do të përfitojë një rritje page prej 13 për qind. Sipas evidentimeve të bëra, rezulton se duke filluar nga 1 maji pagat e infermiereve me arsim të mesëm profesional nga 28 000 lekë që ishin bëhen 32 000 lekë. Njëkohësisht pagat e infermiereve me arsim të lartë nga 32 000 lekë që ishin bëhen 35 000, ndërsa e paga e kryeinfermierëve nga 34 000 lekë shkojnë në 38 000 lekë. Po kështu rritje në masën 14 për qind përfitojnë pagat e infermiereve me arsim 8-vjeçar, ndihmësinfermiereve,
që arrijnë në 29 000 lekë. Skema përcakton se nga kjo rritje përfitojnë mbi 6700 infermierë, me një efekt financiar deri në fund të vitit 2009, rreth 186 milionë lekë. Gjithashtu për ekonomistët e qendrave shëndetësore një pozicion i hapur rishtazi falë reformës në shërbimin parësor (dhe personelin tjetër shofer, sanitare etj.) është parashikuar një rritje mesatare e pagës prej 10 për qind, me një efekt financiar deri në fund të vitit 2009 rreth 186 milionë lekë. Në total efekti financiar nga rritja e pagave si më sipër është rreth 307 milionë lekë.