Kriteret e pranimit për Akademinë e Arteve
15/06/2009 Testimi special për të tre fakultetet do të zhvillohet në dy faza gjatë muajit korrik
Pjesa speciale zë rreth 80 për qind të peshës së renditjes së kandidatëve fitues për universitetet
Ndjekja e studimeve të larta për vitin akademik 2009-2010 pranë Akademisë së Arteve në kryeqytet nuk do të bazohet në seleksionimet që do të bëhen nga përllogaritja e komponentëve përbërës të Maturës Shtetërore. Në rregulloren e provimeve të këtij viti është përcaktuar që për këtë institucion të arsimit të lartë, pranimet do të bazohen në konkursin që secili prej tre fakulteteve përbërëse do të zhvillojë. Kandidatët që do të arrijnë pikët maksimale në testimin special, i cili do të zhvillohet në dy faza të caktuara gjatë muajit korrik do të jenë dhe në renditje të listës së fituesve sipas kuotave të përcaktuara. Datat e testimit special janë të ndryshme sipas llojit të programit studimor.
Artet
Konkursi për seleksionim dhe përzgjedhjen e kandidatëve të rinj pranë Fakultetit të Arteve të Bukura do të zhvillohet sipas kritereve të mëposhtme që kanë të bëjnë me dy faza: Punë praktike në atelie si dhe testim teorik. Në ndryshim me konkurset e mëparshme, në rastin konkret modeli i propozuar për t’u formësuar (figurë njeriu) para studentëve, shërben si shkak që ata, në mënyrë të ndërgjegjshme të pozicionojnë më qartë një qëndrim individual të shprehjes. Duke mos kushtëzuar prerjen e figurës sipas një kompozimi standard, si dhe mjetin me të cilin do të realizohet vepra, studenti vihet në pozicion krijues, ku detyrohet të kompozojë individualisht, të zgjedhë mjetin dhe format e shprehjes nëpërmjet një raporti ndjesor më personal me figurën e propozuar. Testimi special do të zhvillohet në dy faza, si kundër u tha më lart në ditën e parë të konkurrimit ata pasi të njihen me modelin do të vendosin mjetin me të cilin do të realizojnë veprën e tyre. Vepra do të jetë një vizatim, ose pikturë, ose skulpturë që do të realizohet në 2 ditë. Gjatë procedurës së regjistrimit, konkurrenti duhet të deklarojë me shkrim specialitetin që preferon të zgjedhë për të vazhduar studimet. (Lejohen deri në 2 (dy) preferenca).
Po ashtu, janë përcaktuar dhe kriteret e pranimit për testimin special që kandidatët duhet të plotësojnë për të ndjekur Fakultetin e Artit Skenik, e që janë të detajuara në tabelën e mëposhtme.
Muzika
Ndërsa pranë Fakultetit të Muzikës, të gjitha kërkesat e konkursit të parashtruara në fazat I dhe II, i referohen njohurive të fituara në shkollën e mesme. Mosplotësimi qoftë edhe i njërit prej detyrimeve të fazës së dytë e skualifikon automatikisht konkurrentin nga konkursi. Kandidatët, të cilët në provat e disiplinave profesionale të mësipërme arrijnë të marrin mbi 120 pikë nga 180 pikë të mundshme shpallen fitues për specialitetin e kompozicionit. Gjithashtu kandidatët, të cilët në provat e disiplinave profesionale të mësipërme vlerësohen me më pak se 120 pikë nga 180 pikë të mundshme, por janë fitues në konkurs, fitojnë të drejtën të regjistrohen për specialitetin e Pedagogjisë Muzikore. Më poshtë do të gjeni të detajuara kriteret e konkursit të pranimit në specialitetet Violinë, Violë, Violonçel, Kontrabas, Kitarë Flaut, Klarinetë, Oboe, Fagot, Trombë, Trombon, B/Tubë dhe Korno e disiplinën e solfezhit.
KRITERET E KONKURSIT TË PRANIMIT NË FAKULTETIN E ARTEVE TË BUKURA
Konkursi do të ketë dy faza ose të thëna ndryshe dy boshte kryesore:
1. Punë praktike në atelie
2. Testim teorik
1. Puna praktike në atelie do të zhvillohet si më poshtë:
Kohëzgjatja : 2 ditë nga 5 orë
Tema e veprës: Studim nga natyra. (Figurë Njeriu)
Dimensioni i veprës: 70 x 90 cm
Lloji i veprës: Vizatim ose pikturë (për kandidatë të Pikturës), vizatim ose skulpturë (për kandidatë të Skulpturës) .
Disa sqarime të mëtejshme të kritereve të mësipërme.
Studimi nga natyra do të propozohet dhe organizohet si më poshtë:
Në të gjitha atelietë e shkollës ku do të zhvillohet testimi praktik i kandidatëve për studentë do të ketë modele të vendosur (figurë njeriu).
Studentët do të prezantohen me modelet dhe më pas ata do të vetëvendosin:
a. Cilin model zgjedhin.
b. Mënyrën se si kompozojnë.
c. Mjetin me të cilin realizojnë veprën.
Baza materiale
Kandidatët për studentë duhet të vijnë të përgatitur me këto materiale përkatëse:
Letër vizatimi 70x90,
Telajo pikture 70x90, si dhe të gjitha mjetet e tjera plotësuese për të realizuar një vepër në vizatim apo në telajo(pikture).
Për kandidatët skulpturës, fakulteti siguron materialin (baltë plastike, armature) në qoftë se ata zgjedhin modelimin, plastikën për të realizuar punën e tyre.
2. Testimi teorik
Kohëzgjatja: 2 ditë + ( në varësi të nr. të konkurrentëve)
Fazat:
Faza e parë është testimi i kandidatit për student në lëndën Histori Arti. Ky testim do të kryhet nëpërmjet përgjigjes direkte mbi tezen e zgjedhur. Teza është e fshehtë.
Literaturë:
- Të gjithë materialet me të cilat kanë studiuar në shkollat e mesme
- Historia e Artit (E.H. Gombrixh)
- Aventurë e Artit në shek. XX dhe materiale të tjera alternative.
Faza e Dytë është intervistë e kandidatit për student me anëtaret e komisionit.
Qëllimi është: Për të testuar nivelin e përgjithshëm kulturor, ndjeshmëritë artistike, marrëdhënien e tij me një proces artistik qe ai kryen, e lidhur kjo ngushte me formacionin e fakultetit, kërkesat tij si dhe ato çka ky fakultet kërkon prej studentëve dhe i ofron atyre njëkohësisht.
Faza e Tretë është shqyrtimi i dosjes personale të kandidatit për student, në të cilën ai prezanton praktikisht një grup punësh të kryera prej tij, dhe që ai mendon se bëjnë prezantimin më të mirë artistik të tij. Këto punë mund dhe duhet të plotësojnë imazhin e punës praktike që ai kryen në atelier në dy ditët e para të konkursit.
III – Dosje profesionale personale
1. Vizatime e skica të ndryshme, realizime me laps karbon etj. Realizime në vaj, tempera, akuarel etj. (për pikturën)
2. Realizime në skulpturë me foto si dhe punime në skulpturë etj.(për skulpturën)
3. Realizime në teknika të grafikës, tekstil, foto, video, punime në kompjuter etj.
Punimet në vizatim, pikturë dhe skulpturë janë të detyrueshme, ndërsa ato të pikës 3 mbeten fakultative, sipas dëshirës dhe preferencës së konkurruesit. Numri i përgjithshëm i punimeve që duhet të përmbajë dosja të jetë jo më pak se 20.
Shënim:
Kandidati për student është përgjegjës për autorësinë e materialit që prezanton në dosjen e tij personale. N.q.s nga komisioni verifikohet material i manipuluar, pra jo produkt i kandidatit për student, ai do të përjashtohet nga konkursi për këtë vit akademik.
KRITERET E KONKURSIT PËR FAKULTETIN E ARTIT SKENIK
Specialiteti AKTRIM
Kandidatët e specialitetit Aktrim duhet të interpretojnë përpara komisionit materialet e mëposhtme :
Tregim
Poezi .
Monolog ( i zgjedhur nga vetë kandidati konkurrues )
Monolog nga dramaturgjia klasike botërore si Rasin, Kornej, Molier, Shekspir etj. ( i detyruar )
Një fabul ose anekdotë
Njohuri mbi letërsinë dhe teatrin shqiptar dhe atë botëror.
Njohuri mbi kinematografinë shqiptare dhe botërore.
Specialiteti REGJISURË
Gjatë zhvillimit të konkursit kandidatit i kërkohet nga komisioni:
Hartimin e një skicë platforme regjisoriale mbi bazën e një pjesë dramatike që caktohet aty për aty nga komisioni ( tema, konflikti, personazhet, dekori, imazhi regjisorial etj. )
Testim mbi formimin e përgjithshëm kulturor në fushën e teatrit, dramaturgjisë, filmit, letërsisë në përgjithësi, arteve figurative etj.
Interpretimi i materialeve të mëposhtme:
Monolog
Tregim
Poezi
Etydin regjisorial mbi bazën e një temë të caktuar që sugjerohet aty për aty nga komisioni.
Gjithashtu kandidati i nënshtrohet edhe kërkesave të tjera plotësuese që jepen nga komisioni i pranimit.
Specialiteti SKENOGRAFI – KOSTUMOGRAFI
Kandidati duhet t’i nënshtrohet këtyre kërkesave:
Konkurrenti duhet të paraqesë dosjen personale, e cila duhet të ketë kompozime në skenografi, kostumografi, pikturë, vizatim etj. Dosja dorëzohet para fillimit të konkursit.
Testim teorik mbi formimin e përgjithshëm kulturor dhe profesional në fushën e teatrit, letërsisë dhe muzikës ( në formimin profesional duhet të ketë njohuri teorike për specifikën e skenografisë, kostumografisë, pikturës, vizatimit dhe Historisë së Arteve Figurative )
Krijimi i një projekti skenografik dhe kostumet ( teorikisht dhe praktikisht )
Realizimi i një modeli të kompozuar nga natyra në vizatim
Realizimi i një modeli të kompozuar nga natyra në pikturë
Analizë teorike e një skenografie të realizuar në skenat tona.
SHËNIM: Telajot, letrat, bojërat do të përballohen nga vetë kandidati.
Specialiteti KOREOGRAFI
Konkursi do të zhvillohet me një fazë dhe do të ketë këto kërkesa:
Ushtrime klasike e karakterit popullor;
Demonstrim i një variacioni ose monologu nga baletet e ndryshme;
Kompozim nga kandidatët element të ushtrimeve klasike e popullore. Ushtrime me 2/4 e 3/4, 16 ose 32 masa muzikore;
Njohuri teorike e praktike mbi folklorin koreografik shqiptar;
Njohuri mbi historinë e baletit shqiptar dhe botëror;
Ekzekutimi i një pantomime sipas kërkesës së komisionit;
Paraqitja e një libreti koreografik dhe demonstrimi i gjuhës shprehëse të personazheve ( klasike, popullore ose moderne );
Njohuri mbi muzikën klasike botërore e shqiptare si dhe ekzekutimi në një instrument popullor.
Specialiteti REGJI FILMI DHE TV
Kandidatët për këtë specialitet duhet të përmbushin kërkesat e mëposhtme:
Hartimin e një skicë – platforme regjisoriale në bazë të një tregimi, novele apo historie të shkurtër që caktohet aty për aty nga komisioni ( tema, konflikti, karakteret, skenografia, imazhi regjisorial );
Njohuri për përdorimin e aparatit fotografik me film ( si opsion mund të jetë dhe aparati digital);
Testim mbi formimin kulturor në fushën e kinematografisë shqiptare dhe botërore, zhanret e filmit, letërsisë në përgjithësi, muzikës, artet figurative etj.
Etydin regjisorial mbi baza fotografie të një teme që sugjerohet nga komisioni aty për aty.
Kandidati duhet të disponojë gjatë zhvillimit të konkursit një aparat fotografik me film ( ose digital ).
Kriteret e konkursit të pranimit në FM
I. Kriteret e konkursit të pranimit në specialitetet
Muzikologji/Pedagogji Muzikore
Viti akademik 2009 - 2010
A. Dispozita të përgjithshme
1. Konkursi i muzikologjisë zhvillohet në dy faza.
2. Moskualifikimi në fazën e parë i heq të drejtën konkurrentit të kalojë në fazën e dytë.
3. Vlerësohet i kualifikuar ai student, i cili në provën e harmonisë dhe solfezhit fiton 20 pikë nga 60 pikë të mundshme.
B. Faza e parë seleksionuese
Kjo fazë përfshin provim me shkrim në disiplinat solfezh dhe harmoni.
a. Prova e solfezhit përmban:
1. Diktat ritmik në metër dysh dhe tresh (metër i thjeshtë dhe i përbërë), ku përfshihen figura deri në përdorimin e vlerës gjashtëmbëdhjetëshe.
2. Diktat melodik me një zë në kufijtë e harmonisë tonale, pasuruar me shmangie dhe modulacione të gradës së parë.
3. Diktat melodik me dy zëra me një nivel të lehtë vështirësie, brenda kufijve të harmonisë tonale.
4. Identifikim përmes dëgjimit të kuintakordeve e septakordeve dhe përmbysjeve të tyre.
Vlerësimi maksimal për këtë provë është 30 pikë
b. Prova e harmonisë
Prova e harmonisë përmban dy ushtrime me shkrim si më poshtë:
1 Kohëzgjatja për dy provat e mësipërme është 1 orë e 30 minuta për secilin.
Faza e Dytë
Analizë muzikore me shkrim e një pjese në gjininë e miniaturës instrumentale. Komisioni përzgjedh një pjesë nga ciklet tashmë të zgjedhura
Vlerësimi maksimal për këtë provë është 85 pikë
2. Konkurrenti duhet të dorëzojë dhe të mbrojë përpara komisionit tre punime të shkruara qysh më përpara (në PC), sipas kategorive të mëposhtme: Trajtim teorik mbi një këngë popullore ose miniaturë instrumentale shqiptare ose të huaj (më e pakta një faqe kompjuterike). Recension publicistik mbi një veprimtari muzikore (koncert, intervistë, artikull - më e pakta një faqe e gjysmë kompjuterike). Analizë problemore mbi çështjet e estetikës ose të historisë së muzikës (më e pakta dy faqe kompjuterike). Vlerësimi maksimal për këtë provë është 45 pikë
3. Lojë në instrument
Konkurrenti duhet të luajë në një instrument (mundësisht në piano), një vepër të përmasave dhe të nivelit mesatar të vështirësisë.
Vlerësimi maksimal për këtë provë është 20 pikë
4. Test formues në disiplinat teorike të muzikës: Histori muzike, analizë forme, folklor dhe teori elementare solfezhi dhe harmonie. Testi përfshin 20 pyetje me tre alternativa dhe është konceptuar sipas modelit të mëposhtëm: Vlerësimi maksimal për këtë provë është 30 pikë.
Të gjitha provat e kësaj faze lidhen drejtpërsëdrejti me kërkesat e specialitetit
Mosplotësimi qoftë edhe i njërit prej detyrimeve të fazës së dytë e përjashton automatikisht konkurrentin nga konkursi.
Pikët
Kandidatët të cilët në provat e disiplinave profesionale të mësipërme arrijnë të marrin mbi 120 pikë nga 180 pikë të mundshme shpallen fitues për specialitetin e muzikologjisë. Kandidatët të cilët në provat e disiplinave profesionale të mësipërme vlerësohen me më pak se 120 pikë nga 180 pikë të mundshme, por janë fitues në konkurs, fitojnë të drejtën të regjistrohen për specialitetin e pedagogjisë muzikore.
Kriteret e konkursit të pranimit në specialitetet kompozicion/pedagogji muzikore
A.1. Konkursi i kompozicionit zhvillohet në dy faza. Moskualifikimi në fazën e parë i heq të drejtën konkurrentit të kalojë në fazën e dytë.
A. 2. Studenti vlerësohet i kualifikuar nëse në provat e harmonisë dhe solfezhit fiton 20 pikë nga 60 pikë të mundshme.
A.3. Për specialitetin e kompozicionit do të parapëlqehen kandidatët, të cilët e kanë mbaruar shkollën e mesme për piano, violinë ose violonçel. Kandidati duhet të luajë në piano një program me nivel të mirë.

Me shkrim dhe me gojë vlerësimi maksimal për këtë provë është 30 pikë
Prova e harmonisë, e cila do të jetë po me shkrim ashtu dhe me gojë në një pjesë të caktuar.
Të luajë në piano një skemë harmonike të dhënë
Të kryejë analiza harmonike tonale.
3 Kohëzgjatja për dy provat e mësipërme është 1 orë e 30 minuta për secilin. 4

Faza e Dytë përfshin
Provat speciale
Punime të kompozuara më parë
Detyrë në klasë
Analizë e formave muzikore
Histori e muzikës shqiptare
Histori e muzikës botërore

Kompozicion/Pedagogji Muzikore.
Studenti duhet të njohë veprat e mjeshtrave të mëdhenj të muzikës botërore si më poshtë që janë të ndara sipas kategorive përkatëse tashmë të caktuara.
III. Kriteret e konkursit të pranimit në specialitetet dirizhim/pedagogji muzikore
IV. Kriteret e Konkursit të Pranimit në specialitetet Piano
Limiti i moshës të jetë më pak se 22 vjeç. Regjistrimi 2 muaj përpara konkurrimit të sjellë programin pranë sekretarisë së FM-së.
Komisioni do të dëgjojë 1 etyd Chopin nga 3 etyde të përgatitura (Nr.1, 4, 8). Përzgjedhja do të bëhet me tezë.
Një prelude e fugë më 4 zëra – Bach.
Një sonatë klasike ose romantike (prej së cilës komisioni do të dëgjojë 1 kohë të përzgjedhur me tezë nga konkurrenti).