E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH, rinisin konkurrimet për përgatitjen e metodave të teksteve shkollore

Shpallen konkurset për tekstet e para shkollore. Ato që do të nisin të parët me përgatitjet janë profesorët e gjuhëve të huaja pasi Ministria e Arsimit dhe Shkencës rishpalli konkurrimin publik. Me anë të këtij konkurrimi do të përzgjidhen subjektet që do të prodhojnë metodat origjinale të mësimit të gjuhëve të huaja në të gjitha shkollat shqiptare. Më pas këto subjekte kanë si detyrë shpërndarjen e metodave të prodhuara nga vetë ata. Nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës është bërë e ditur se Komisioni i Miratimit të Teksteve Shkollore pranë MASH-it rishpall konkurrimin publik për shtëpitë botuese dhe distributorët, që do të dëshirojnë dhe do të jenë të gatshëm të shpërndajnë në shkollat e vendit tonë për vitin shkollor 2009-2010 metoda origjinale për mësimin e gjuhëve të huaja. Metodat e mësimdhënies duhet të jenë të përshtatshme për klasa të ndryshme duke filluar nga klasa e tretë deri në klasën e dymbëdhjetë. Ajo që këto shtëpi botuese dhe distributorë duhet të kenë si kusht kryesor të punës së tyre në përgatitjen e programeve duhet të jetë origjinaliteti i këtyre metodave. Hapja e ofertave me tekstet përkatëse në konkurrimin publik do të nisë më datë 17 qershor 2009.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›