E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika-Ballkani | 20.03.2010

Kyeministrat e Sllovenisë, Kroacisë, Shqipërisë, Kosovës, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë miratuan njëzëri deklaratën përfundimtare me të cilën përshëndesin futjen në fuqi të Marrëveshjes së Lisbonës. Ata rikonfirmuan vullnetin e vendeve të rajonit për antarësim në Bashkimin Evropian dhe plotësimin e kushteve të parashikuara në këtë proces. Pjesëmarrësit i bëjnë thirrje BE-së, që procesi i antarësimit të vendeve të EJL të mbetet një prej prioriteteve në axhendën e tij.

Çështja e kufijve duhet të ndahet nga ajo e intergrimit

Kryeministri i Sllovenisë Borut Pahor, u shpreh para gazetarëve se diagnoza për zgjidhjen e problemeve në rajon është, që secili ta njohë secilin dhe se pa mirëbesim nuk mund të zgjidhen problemet.

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Jadranka Kosor, Borut Pahor dhe Hashim Thaçi, Brdo 2010

Ndërsa kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Pohor shpreson, se në takimin e radhës do të marrin pjesë përfaqësuesit e të gjitha vendeve. Ajo e quajti takimin e sotëm si një urë të rëndësishme: Ura që kemi ndërtuar sot këtu në Bërdo, paraqet një mbështetje të qendrueshme, të sinqertë dhe të vërtetë në rrugën e Evropës Juglindore drejt anëtarësimit në BE. Kosor theksoi se çështja e kufijve duhet të ndahet nga ajo e integrimit, me qëllim që procesi të zhvillohet sa më shpejt.

Kush mori dhe kush nuk morri pjesë

Konferenca "Së bashku për Bashkimin Evropian: kontributi i Ballkanit Perëndimor për ardhmërinë e BE-së", u organizua nga Sllovenia dhe Kroacia dhe u bojkotua prej presidentit të Serbisë Boris Tadiq.

Në konferencë morrën pjesë Sali Berisha nga Shqipëria, Hashim Thaçi nga Kosova, dhe nga Mali i Zi Millo Gjukanoviq, nga Maqedonia Nikolla Gruevski dhe nga Bosnje Hercegovina, Nikolla Shpiriq. Nga Kosova në këtë takim mori pjesë edhe shefi i UNMIKU-t Lamberto Zanieri.

Brukseli u përfaqësua vetëm nga Komisioneri për zgjerimin, Stefan Fülle, ndonëse në fillim ishte paralajmëruar edhe pjesëmarrja e presidentit të Këshillit të BE-së, Hermann van Rampey dhe ministrit të jashtëm të Spanjës, Moratinos. Shpjegime zyrtare për mungesën e tyre nuk pati, por u tha se një nga shkaqet ishte bojkotimi i takimit prej presidentit të Serbisë, Boris Tadiq. Tadiq kish kërkuar që Kosova të përfaqësohet sipas rezolutës 1244 të KS të OKB si UNMIK/Kosova.

Bashkëpunimi është në interes të vetë vendeve

Komisioneri për zgjerimin Fülle theksoi se konferenca përbën një hap të rëndësishëm drejt integrimit të rajonit në BE dhe tregon për gatishmërinë e Evropës Juglindore, që së bashku të punojnë drejt afrimit me BE-në. Sipas tij, secili vend i këtij rajoni është i interesuar për anëtarësim në BE dhe se vendet e kanë kuptuar se bashkëpunimi është në interesin e tyre. Komisioneri Fülle, nuk deshi të komentojë mungesën e presidentit Tadiq në këtë konferencë.

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Jadranka Kosor dhe Borut Pahor.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi u shpreh se vendi i tij është i interesuar për bashkëpunim me të gjitha vendet e rajonit. "Vizioni ynë është bashkëpunimi dhe jo bojkotimi," theksoi ai duke shtuar se kjo konferencë paraqet një shans shumë të mirë për të prezantuar vizionet për paqë, stabilitet dhe bashkëpunim, me qëllim integrimin në Bashkimin Evropian. "Republika e Kosovës po punon fuqishëm që të bëhet sa më parë pjesë e NATO-s dhe BE-së," theksoi Thaçi.

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, theksoi se presidenti Tadiq e ka vendin në këtë konferencë sepse bashkëpunimi rajonal është një ndër parakushtet kryesore për integrimin evropian. "Shqipëria është e interesuar për bashkëpunim të thellë rajonal. Tadiqi e ka vendin në këtë konferencë, por zgjedhja është e tij." Sa i përket Kosovës, kryeministri Berisha u shpreh se "Kosova gjithnjë e më shumë po konsolidohet si faktor i rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti në Ballkan. Natyrisht që prania e saj është një kontribut në zgjidhjen e problemeve të paqës, stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon, " theksoi Berisha.

Autor: Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›