Librat, ciu-ciu e mjau-mjau
Sapo Gazeta Shqiptare denoncon një skandal, një fenomen, një abuzim, kur ky është i veshur me petkun e pushtetit, ne presim sulme. Sulme mediokre, publike ose jo, që nuk bëjnë gjë tjetër thjesht duan të intimidojnë gazetarët: t’i frikësojnë ata në punën e tyre; duan t’i intimidojnë që të humbin kurajën e besimin se diçka mund të ndryshojë.
Kur shumica e shqiptarëve vështronin plot shpresë e ankth orët e zgjatura e shterpë të debatit parlamentar gjatë këtyre ditëve, një pjesë e stafit të Gazeta Shqiptare investigoi mbi një çështje thelbësore, elementare, ABC që ju zotërinj deputetë, shtetarë e qeveritarë, u lejoni ose jo, që fëmijët tuaj të mësojnë nëpër shkolla. Po ç’rëndësi ka për ju libri, aq më tepër ç’rëndësi ka libri jashtëshkollor, ai që fëmijët tuaj duhet ta lexojë jashtë orarit të mësimit. Të hapni kapakët e librave, për ju është po aq e vështirë sa të hapësh kutitë. Se helbete, edhe sipas kërkimeve që burojnë nga faqja zyrtare e Kuvendit, ku ju betoheni e stërbetoheni për kushtetutën, pjesa dërrmuese juaja, nuk ka as 1/3 e shkollimit që kanë pasur parlamentarët e kuvendit të parë pluralist në vend. Po nejse! Nuk po flasim për ju. Koha juaj shkoi, po flasim për fëmijët tuaj.
Eshtë për t’u përshëndetur iniciativa e kryeministrit Sali Berisha për të nxjerrë nga buxheti i shtetit, pra nga taksat tona, 1.5 milionë euro, për të pasuruar bibliotekat e rretheve arsimore me libra që t’i lexojnë nxënësit e shkollave 9-vjeçare e atyre të shkollave të mesme. Por që të kesh vullnet, nuk do të thotë që të ndahen paratë tona në një takëm njerëzish, vetëm për disa libra.
Sepse na rezulton, sipas investigimit tonë 1 javor, për temën që trajtohet prej dy ditësh në faqet e GSH, se ata drejtorët e drejtorive arsimore nëpër rrethe, janë thjesht nëpunës partiakë, ka nga ata që vërtetë në rininë e tyre kanë lexuar libra, por që për fëmijët e tyre mendojnë të kundërtën.
Në këto tendera anë e mbanë vendit, nuk gjetëm (përveçse fare pak) botime të gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare. E boton shtëpia botuese “Onufri”, por çuditërisht, nuk e di pse, Kadarenë shkrimtarin e të djeshmes dhe të sotmesh, “Princin e Asturias” për shqiptarët, nuk duhet ta lexojnë as nxënësit e shkollave 9-vjeçare, e as adoleshentët e gjimnazeve. Nuk e dimë akoma këtë përgjigje, për sa kohë që nuk na e tregojnë qartë drejtorët e drejtorive arsimore. Por përkundër kësaj, fëmijët, duhet të lexojnë të paktën në një drejtori arsimore 150 kopje libri “Historitë e Pyllit”, nga Jean Joubert. Po pse psh të mos kishte tituj të ndryshëm brenda 150, por vetëm një? Diçka ka, dhe kryeministri e ministri i Arsimit, patjetër duhet ta shikojnë këtë me prioritet.
Nuk dua të mendoj pastaj se brezat tuaj, të nderuar deputetë e qeveritarë, nuk kanë lexuar Nolin, Konicën, Migjenin, çajupin, Mjedën, Fishtën, Lasgushin, Petro Markon, Agollin, Kongolin e shumë e shumë të tjerë, por, këto çuditërisht, nuk u duhen më fëmijëve tuaj. Këta të fundit, sikurse është për ata të Fierit, i kanë pajisur me 300 copë libra (!!!) të “Historisë Botërore dhe qytetërimit”, (300 copë janë shumë për bibliotekën e një qyteti, ku duhet të bëjmë pyetjen, a ka 300 lexues të njëkohshëm të këtij libri?), por autorët e sipërpërmendur, që ju i keni lexuar, nuk i kanë hiç. Se pse ka ndodhur kështu, këtë duhet të na e tregojnë zotërinjtë e drejtorisë arsimore në Fier. Ndërsa në Kukës, përveçse nxënësit e shkollës 9-vjeçare duhet të lexojnë në bibliotekë 50 copë të librit “Ciu-Ciu”, duhet të marrin dije (10 vjeçarët???) me tituj të tillë si: “Mësimdhënia dhe të nxënit”, “Si të shkruajmë objektivat”, “fjalor pamor tre gjuhësh”, “si të shkruajmë një ese” apo “Si të shkruajmë një punim”, të gjitha nga 50 copë. Duket e çuditshme për qytetin e Kukësit kjo përzgjedhje librash, dhe të gjitha, prej të njëjtës shtëpi botuese “CDE”, e këshilltarit të kryeministrit Musai, që dje deklaroi se që kur e kishte marrë këtë detyrë, ka hequr dorë nga shtëpia botuese. Edhe në Mat, duket se fëmijët janë shumë të prirur drejt punës studimore, sesi të shkruajnë një punim e ese, dhe si duhet të jetë procesi i mësimdhënies, me metoda shkencore. 10 vjeçarët, këtë e kanë shumë të nevojshme. Po aq e nevojshme është për nxënësit e 9 vjeçares në Dibër, “libri i Bebes”, po, po, ky është titulli. Këta fëmijë, që ende nuk studiojnë në shkollë marrëdhëniet seksuale, mësojnë ama për bebet, pa harruar edhe librat e mësimdhënies dhe mësim-nxënies që janë në çdo rreth. Më në fund, në shqyrtimet e blerjes së librave, del diku e pikërisht në Bulqizë, libri i Naim Frashërit “Bagëti e Bujqësi”, por as nuk bëhet fjalë që ky libër të gjendet në qytete të tjera të mëdha. Por edhe këtu “mësimdhënia dhe të nxënit”, është shumë i rëndësishëm për fëmijët. Në Lushnje, 10 vjeçarët duhet të mësojnë e të lexojnë shkrimtarin Heideger (lexohet pak në gjimnaz, por shumë në Universitet) me librin “Leksione dhe konferenca”, por vështirë të gjesh ndonjë titull të rilindësve tanë, apo ata shkrimtarë që i mbijetuan diktaturës apo krijojnë ende në demokraci.
Me një vështrim të përgjithshëm, pamë disa nga blerjet e drejtorive arsimore. Dhe kushdo që i sheh me një sy të vëmendshëm, kushdo që është mësues, në shkolla 9 vjeçare, apo të mesme, e shohin me sy të lirë se përzgjedhja është e njëanshme. Pa e ditur mbi ç’baza e mbi ç’kritere është bërë. çdo botues, duke nisur nga Musai e Kulla të cilët kanë reaguar tashmë, patjetër do të reagojnë, por absolutisht vëmendja jonë nuk është tek botuesit. Ajo është tek zyrtarët që ne kemi zgjedhur dhe ata që janë emëruar për të përzgjedhur se çfarë do të lexojnë fëmijët në kohët e sotme.