Durrës- Kukës, Braçe: Qeveria vazhdon shkeljet me fondet
Qeveria Shqiptare ka vendosur të kompensojë me 120 milionë euro firmën “Bechtel Enka” e cila merret me ndërtimin e rrugës Durrës –Kukës, për shkak të rritjes së inflacionit. Sipas Partisë Socialiste kjo është një shkelje e ligjit duke rritur fiktivisht kostot e kësaj rruge, kur 120 milionë euro do të mjaftonin për të ndërtuar edhe katër rrugë të tjera. Ka reaguar sot lidhur me këtë nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe, kërkoi të dielën nga prokuroria që t'i shkojë deri në fund hetimit të rrugës Durrës-Kukës. Sipas Braçes, me këtë shtesë, kostoja e rrugës shkon në 640 milionë euro, ndërkohë që me 120 milionë euro mund të bëheshin 4 rrugë të reja.
Braçe tha se: "Qeveria kompensoi për inflacionin firmën "Bechtel Enka", ndërkohë që asnjë firmë shqiptare nuk është kompensuar", vijoi deputeti socialist.
Rruga Durrës-Kukës po financohet nga një kredi 230 milionë, e marrë nga qeveria nga tre banka greke. Kredia është me terma tregtarë dhe ka hasur në debat të madh midis institucioneve ndërkombëtare dhe qeverisë shqiptare. Rritja e inflacionit sipër objektivit të Bankës së Shqipërisë, ishte një nga shkaqet që FMN dhe BB kërkuan që të ndalohej marrja e borxhit nga jashtë për financimin e rrugëve.
Deri në qershor, kompania kishte përfunduar rreth 50% të punimeve të veprës. Ky volum punimesh është kryer për një periudhë pune pa ndërprerje prej 390 ditësh, me cikël të plotë gjatë 24 orëve, ku është avancuar mesatarisht me 4-4.5 metra në ditë.