Ndahet nga jeta ne moshen 82-vjecare, Sabri Godo Sonila Isaku
Politikani dhe shkrimtari Sabri Godo ka nderruar jete ne moshen 82-vjecare, pas nje semundjeje te rende ne mushkeri. Vetem dy dite me pare, mjeket kishin vendosur ta nxirrnin nga Sanatoriumi, ku qendroi i shtruar ne reanimacion per rreth 2 jave. Godo vuante nga nje tumor pulmonar, qe kohet e fundit kishte arritur ne nje faze te perparuar. Duke pare kete gjendje te tij, stafi mjekesor qe e ndiqte vendosi qe mund te vazhdonte mjekimet ne shtepi, per te kaluar edhe ditet e fundit prane familjes se tij.
Nderkohe qe burime brenda familjes pohoje se edhe deshira dhe amaneti i tij i fundit, ishte te mbyllte syte ne ambientet e familjes. Duke pare edhe gjendjen e renduar, familjaret vendosen diten e premte te benin dhe transportimin drejt shtepise. Ne kohen kur politikani dhe shkrimtari Godo ishte i shtruar ne ambientet e Sanatoriumit, ka qene vajza e tij, ish-ministrja e Shendetesise dhe mjekja e njohur onkohematologe-pediatre, Anila Godo, ajo qe ka treguar per tumorin ne mushkeri, te zbuluar ne muajin qershor tek i ati. Sipas saj, fillimisht mjekimi dhe konsultat jane bere nga mjeke italiane, ndersa gjate javeve te fundit, per shkak te gjendjes se renduar, ai u shtura ne Sanatorium, ku iu nenshtrua edhe nje nderhyrjeje kirurgjikale. Por, pavaresisht perpjekjeve te mjekeve, ato duket se kane qene te pasuksesshme, pasi gjate dites se djeshme, ne mesdite, ai eshte shuar. Lajmin e hidhur per humbjen e politikanit Godo, Partia Republikane do ta formulonte ne kete forme: "Me hidherim te madh, Partia Republikane njofton humbjen e kryetarit te saj te pare dhe te liderit te saj, zotit Sabri Godo. Shqiperia humbi keshtu, politikanin e urte dhe vizionar, shkrimtarin e njeriun, qe ne cdo cast te jetes se tij vendosi mbi cdo gje interesin kombetar". Nderkohe qe kryebashkiaku i Tiranes, Lulezim Basha, zhvilloi nje vizite ne familjen Godo, ku ngushelloi te afermit per humbjen e nje personaliteti te shquar te vendit. "Sabri Godo ishte ikone e mencurise qytetare, ikone e urtesise politike, ikone e patriotizmit te vertete shqiptar. Godo do te na mungoje shume", u shpreh Basha, pas vizites ne familjen Godo. Nga ana tjeter, familjaret e te ndjerit pohojne se deri diten e fundit, ai ishte i ndergjegjshem, komunikonte lirisht dhe ishte i vetedijshem per semundjen, nga e cila vuante pergjate ketyre muajve te fundit. Godo la te premten spitalin, por me sa duket per ta ndalur ketu jeten e tij, nje jete aktive dhe jo vetem prej politikani te matur, sic brezi e ri e njeh ne 20 vjet demokraci te vendit, plakun e urte te republikaneve.
Kush ishte Sabri Godo
Sabri Godo ishte politikan, shkrimtar dhe skenarist. Ai lindi ne Delvine, ne 8 gusht 1929 dhe jeta e tij u shoqerua edhe me perndjekje politike, duke iu dashur te largohej nga Shqiperia se bashku me nenen e tij. Ne vitin 1991, Godo themeloi PR dhe qendroi kryetar i saj per shtate vjet rresht. I njohur edhe me epitetin i urti, per shkak te mendimeve te tij per ngjarjet kryesore ne vend, Godo eshte politikani i pare shqiptar qe eshte larguar me deshire nga skena politike. Me pas, ai mbajti postin e Presidentit te Nderit te Republikaneve. Sabri Godo ka qene deputet ne dy legjislatura, ku ka ushtruar detyren e kryetarit te Komisionit te Ceshtjeve Sociale dhe te atij te Politikes se Jashtme. Ne fushen e letrave, Sabri Godo shenon dy kulme te krijimtarise se tij me veprat "Ali Pashe Tepelena", botuar ne 1970 dhe "Skenderbeu", ne 1975.
Veprat e Sabri Godos ne vite
•"Plaku i Butkes", roman historik (1966)
• "Ali Pashe Tepelena", roman (1970)
• "Zera nga burime te nxehta", tregime (1972)
• "Intendenti", tregim (1973)
• "Skenderbeu", (1975)
• "Prova e zjarrit", roman (1977)
• "Kohet qe shkojne, kohet qe vijne", reportazhe (1985)
• "Ujerat e qeta", roman (1988)
• "Koha e njeriut", roman (1990)
• "Udhetari", roman (2009)
Skenare
• Dritat e qytezes (1983)
Keshillat e fundit te Godos per politiken
Keshilla per politiken shqiptare ne ditet me te nxehta, para zgjedhjeve lokale, ishte nje nder intervistat e fundit qe Presidenti i Nderit i Partise Republikane, Sabri Godo dha per televizionin ABC News. Godo beri apel per nje fushate te qete dhe sipas standardeve evropiane, qe do te kontribuonte ne rrugen e Shqiperise drejt Evropes. Ndersa e cilesoi si kandidatin e duhur per Bashkine e Tiranes, Lulzim Bashen, ne ate kohe fushate elektorale.
Zoti Godo, si do ta vleresonit zhvillimin e fushates elektorale per 8 majin?
Them qe fushata ka kete ane te mire qe ve ne levizje gjerat. Kandidatet fillojne dhe shikojne ku jane veshtiresite e jetes se qytetareve, bejne premtime dhe e gjitha kjo ka te beje me nje ecje perpara, eshte nje force per te arritur me tej. Kjo eshte ana e mire e fushates dhe kjo ka qene fushata me intensive. Ka pasur edhe ndonje gje te pakendshme, ndonje akt dhune, ndonje rrugaceri. Por nuk jane gjera qe do te na conin te thoshim se eshte nje fushate me probleme. Eshte nje fushate qe ecen mire, me gjithe keto qe kane ndodhur. Une e perkrah kete mesazhin qe u beri Berisha zgjedhesve, qe te heqin dore nga cdo lloj dhune dhe e perseriti shume here, vec nuk e pashe qe ta marrin edhe te tjeret persiper, qe t'i thoshin militanteve dhe elektoratit per me shume qetesi. Ne e kemi te domosdoshme qe te bejme zgjedhje paqesore. Eshte thene qarte se do te arrijme te behemi pjese e Evropes dhe nese nuk do te bejme zgjedhje te lira do te penalizohemi. Ajo, me e pakta, eshte qe te shtojne afatin e integrimit te Shqiperise ne Evrope. Eshte shume e rendesishme, sepse do te nderpriste investimet nga jashte, do te pakesonte frymemarrjen e puneve brenda dhe do te pasqyrohej ne nje rezultat negativ.
Edhe nderkombetaret e kane bere te qarte. Realisht, pse duhet te ndruhemi se zgjedhjet mund te mos te jene te mira?
Berisha eshte me i interesuar nga te tjeret, qe jane ne kete fushate, per kete pune. Sido qe te shkojne zgjedhjet, nese nuk do te kete rezultate te mira, kritika e pare i vjen qeverise, pavaresisht nga marrezirat qe mund te beje opozita. Berisha e ka me gjithe mend, por deri sa mund ta kuptojne kete mesazh militantet nga PD, edhe nga PS. Disa te radheve te para thone se shefi thote keshtu, por deri ku e ka me gjithe mend shefi, domethene a mund te vazhdojme keshtu, duke ushtuar presion per fituar terren. Ka ndonje problem qe eshte thene dhe ne raportet nderkombetare, sic eshte perdorimi i administrates ose perdorimi i shkollave. Ne jemi molepsur pak nga kjo dhe duket sikur nuk jetojme dot pa politike, por le te shpetojne femijet. Zgjedhje do te kete edhe ne te ardhmen dhe duhet te mesohemi me to, si ne nje proces qe ben pjese ne jeten tone reale dhe jo te na fuse ne ankth. Fillojme nje vit perpara te merremi me zgjedhjet dhe na duhen dy vjet per t'u shkeputur prej tyre. Ne nuk mund te rrime gjithe jeten duke u marre me zgjedhjet.
Si ju duket qasja e opozites ne kete fushate dhe ajo e PD? Kush ngjiti, sipas jush?
Une mendoj se rruga e zgjedhur nga PS-ja eshte disi nje imponim qe ia kane bere vetvetes. Duket nje gje pa kuptim: do te shkojme te zgjedhim kreun e bashkise, por synimi eshte rrezimi i Berishes. Te gjithe e dine se nuk jemi ne zgjedhje te pergjithshme, jane zgjedhje vendore. Pra, gara eshte ajo qe, secila pale sa do te arrijne te marrin me teper vende per kryetar komune, bashkie apo keshillash bashkiake dhe komunale. Ne vend qe te behet kjo, gjithe fushates i kane dhene drejtimin se keto jane zgjedhje politike dhe do te sjellin rrezimin e pushtetit. Qe PS-ja te behej me bindese duhet t'i ndante gjerat dhe te thoshte se ne do te luftojme tani per pushtetin lokal dhe nese fitojme shumicen ne keto zgjedhje, fitojme te drejten morale per zgjedhje te parakohshme. Por, te thuash qe me keto zgjedhje do te rrezojme Berishen, jane gjera qe nuk puqen. Ne komuna njerezit jane te interesuar per ate qe do te zgjidhet kryetar dhe ate qe zgjidhen ne keshillin e komunes, sepse mendojne se nepermjet tij do te arrijne te zgjidhin problemet e tyre. Ne qytetet e medha, gara merr nje ngjyrim politik edhe me te theksuar. Shtrohet pyetja, cila pale fitoi bashkine e Tiranes dhe nga kjo nxjerr konkluzionin: nese humbet PS-ja, mund te thuash se keta qe kerkojne zgjedhje te parakohshme nuk kane votuesit e duhur mbrapa. Ose mund te thuhet se shumica e njerezve jane me ne dhe ne jemi ne te drejten tone per te shkuar ne zgjedhje te parakohshme.
Ju keni shprehur ne fillim te fushates nje mbeshtetje te hapur per z. Basha. Gjate kesaj kohe, e ka justifikuar kete mbeshtetje dhe besim qe i keni dhene?
Kjo kohe me ka bindur edhe me fort se, Basha eshte kandidati duhur. Ajo qe tha ne fillim dhe shkoi duke e thelluar me teper, duke qene se merret me problemet e qytetareve dhe duke lene sherret politike, me ka bindur. Tani eshte e qarte se ai beson vertet ne kete. Ai u bind se duke marre kete qendrim dhe duke folur me kete gjuhe, do te gjente perkrahjen e votuesve te Tiranes dhe ka bindjen se vetem duke ecur ne kete rruge, do te mbaje zotimet e tij. Sepse do te kete bashkepunimin me qytetaret e Tiranes. Jam i sigurt se ai do te ece ne kete rruge. Nese do te kete perballe ca keshilltare qe bejne pozicionin prej cjapi, kur thote kryetari po, ata te thone jo dhe kur thote jo ata, te thone po; atehere kjo eshte gje tjeter. Ai do te ece ne rruge me gjuhen e marreveshjes me palen tjeter, ne menyre qe te qeverise me mire. E ka krijuar kete bindje, ndaj edhe mua me eshte shtuar fiksimi qe kisha se Basha eshte kandidati i duhur. E provoi gjate gjithe kesaj fushate. Ai hyri kudo ne Tirane dhe pa shume gjera dhe mblodhi te dhena qe do t'i duhen ne punen e tij. Pra, beri nje njohje te thelle te qytetit. Une besoj se bisedat qe beri me njerezit, pavaresisht se mund te jene paska edhe te montuara, paska nga ana e medias, ai nxori lenden e duhur, se duhet te ndjeke nje rruge te re. Basha do te ece ne rruge tjeter. Kjo do te hapte nje faqe te re ne politiken shqiptare. Se sa rendesi ka kjo, do ta kuptojme ne te ardhmen. Kam bindjen se ky burre i ri, energjik dhe i cilter ne marredhenie me njerezit, do te ece ne kete rruge. Nuk eshte vetem fusha, por edhe permbajtja e saj e re, e sjelle nga Basha. Ky eshte nje shans qe Tirana nuk duhet ta humbase.
Ju keni luajtur ne kete fushate edhe me reputacionin tuaj?
Une e perkraha haptas, bera detyren time si qytetar. Tani, them bera mire dhe do te shtoj edhe ca gjera te tjera ne mbeshtetje te kandidatures se Bashes. Kur e do nje gje, i sheh vetem anet e mira. Une nuk dua te sforcoj veten per t'i gjetur ndonje gje negative, ai eshte paraqitur mire ne fushe. Do te thosha se ka nje ngutje per te arritur atje ku eshte nisur. Takon nje qytetar dhe perpiqet t'i shkarkoje ate qe i zien atij te koka. Kjo nuk arrihet dot. Mbase duhet te jete me i qete kur fillon e flet. Por, nuk jam i bindur ne kete qe them, se njerezit duhet te shohin nje kryetar energjik. Ky me duket se ka punuar 16 ore ne dite pa u ulur, buzagaz, duke u thene njerezve se cfare duhet dhe do te beje.
A ju duken premtimet e tij te realizueshme? Shume prej tyre kane nje kosto financiare dhe kjo ka qene dhe pjese e kritikes se fushates.
Por, me duket se gjerat jane te sqaruara. Une pasi i bera ftese publike, ai erdhi ne kafe. Une e pyeta se kur u premton njerezve ulje taksash, duhet te besh llogarite dhe te kesh projekte te detajuara. Une them qe i ka bere llogarite dhe ka pasur mundesi te konsultohet me specialiste. Ai ka pyetur njerez, i ka degjuar, ka mbajtur shenime dhe ndjek pergjegjesine e asaj qe thote sot, me te cilet do te perballet neser.
Z. Godo, ne kete fushate me mbeshtetjen tuaj ndaj z. Basha, keni marre dhe nje kosto duke u atakuar disa here ne media. Cili eshte vleresimi juaj per kete?
Kane qene verejtje dashamirese ndaj meje, mua nuk me kane bere keq, i kam mirepritur. Ka nje problem ne mes, kur bejne kritika. Mendoj se duhet sqaruar momenti i atakimit, pra nese ti ke pune me mua, se une kam shfaqur simpatine per te mbeshtetur nje nga kandidatet apo me argumentet. Tek e dyta, jam dakord. Por, kur ti merresh se "a me ka hije mua apo te mbeshtes dike", jo, kjo nuk shkon, sepse askush nuk me ndalon qe te them ne menyre paraprake se une jam per kete kandidat.
Si e vleresoni rolin dhe qendrimin e nderkombetareve?
Them qe keta ambasadoret tregohen shume aktive, sepse kane nje gje te qarte, se nese Shqiperia pas 20 vjetesh eshte ne gjendje te beje zgjedhje dhe kjo do te thote se e meritoi anetaresimin ne NATO ose jo. Eshte nje pergjegjesi shume e madhe, e ketyre ambasadoreve qe jane ketu, qe mbajne peshen kryesore dhe perfaqesojne vendet e BE-se dhe te tjera. Keta, nuk eshte se levizin per sport ose nga deshira per t'u dukur. Domethene, ata mendojne cfare do te raportojne me 9 maj per Shqiperine. Cfare do te raportojne, Sequi ne shtator per Shqiperine, deri ku arriti Shqiperi ne procesin e integrimit? Keta e kane nje problem qe lidhet me zgjedhjet. Pastaj, nese levizin shume, mund te bejne edhe ndonje lajthitje te vogel, njerezore eshte. Ne duhet te pranojme ndihmen e tyre, sepse kemi nevoje.