E Shtunë, 31 Tetor 2026

Junajtid i kunderpergjigjet Sitit elsi shpeton Vijas Boasin

Siti mundi me goleade Noruicin ne Etihad Stadium me rezultatin 5-1. Trajneri Roberto Mancini kishte bere tete ndryshime ne formacion pas ndeshjes se Curling Cup ndaj Arsenalit. Samir Nasri e nisi per te treten here ne kete sezon si titullar duke bere nje paraqitje te mire e duke kombinuar me shoket e ekipit David Silvan dhe Agueron. Edhe Evin Dzeko ishte nga minuta e pare ne fushe duke pasur raste te mira per gol por pa arritur qe te shenoje. Qytetaret do te kalojne ne avantazh ne te 32 me ane te Serxhio Agueros i cili arriti te manovronte mes disa kundershtareve e ta conte ate ne rrjete duke realizuar nje gol fantastik. Ndersa 4 golat e tjere do te vijne ne 45 minutat e dyta. Nasri shenon ne minuten e 51 me nje goditje denimi ndersa Ture con ne 3-0 rezultatin 17 minuta me vone. Per miqte do te shenoje golin e vetem Stiv Morison ne minuten e 81. Por si kunderpergjigje Siti shenon dy here brenda dy minutave me Mario Balotelin 88 dhe Adam Xhonsonin ne te 90-n. Nderkohe qe Celsi ka marre nje fitore shume te vlefshme ndaj Njukasellit ne transferte duke u bere pjese e katershes me te mire te kampionatit. Ka qene nje ndeshje e kontestuar nga vendasit te cilet kane pretenduar per nje karton te kuq ndaj David Luizit qe ne minuten e 4 pengoi Demba Ba-ne shume afer zones se rreptesise. Por per habine e te gjitheve lojtari u ndeshkua me nje karton te verdhe dhe kjo acaroi se tepermi teknikun Pardju. Blute arriten ta merrnin veten shpejte dhe ne minuten e 14 Lampard pati luksin te humbiste nje penallti. Drogba hodhi themelet e fitores duke realizuar ne minuten e 38-n golin e trete sezonal. Me pas per Celsin realizuan edhe Kalu 89 e Starixh ne te 90-n. Pas ndeshjes trajneri i Celsit Andres Vilas Boas ishte shume i lumtur me fitoren e arritur. Kjo ishte nje fitore qe se priste askush keshtu qe do e quaj te madhe. Duhet qe te shenojme te njejtin sukses edhe ndaj Valencias qe te qendrojme ne Ligen e Kampioneve. Nese ia arrijme atehere do te kemi stimulin e duhur te fitojme ndaj Mancester Sitit. I kerkova falje trajnerit Pardju qe gezova ne te tille menyre por futbolli eshte emocion dhe ndonjehere njerezit humbin kontrollin. Celsi ka pranuar kerkesen e Anelkase e Aleksit per tu larguar ne fund te sezonit. Ndersa trajneri i Njukasellit Pardju u shpreh se arbitri i penalizoi ata dhe se duhet ta kishte pezulluar David Luizin. Duhet ta shikoj edhe njehere librin e rregullores. Por nje lojtar me pak i kundershtarit e ndryshon gjithe lojen. Ndersa Arsenali ka kaluar ne vend te peste ne renditje pasi ka shkaterruar Uiganit ne shtepi. Vendasit e nisen mire ndeshjen por nuk munden ti benin balle furise se teknikut Arsen Venger qe shenoi dy gola brenda dy minutave ne gjysmoren e pare te sfides. Si zakonisht kapiteni Robin Van Persi ka qene i papermbajtshem edhe ne sfiden e djeshme ku ka dhene asistet e dy golave dhe ka shenuar te katertin. Ne fillim ishte Arteta qe realizoi pas pasimit te belgut Vermaelen. Me pas me frymezimin e holandezit vijne tri golat e tjere. Ne pjesen e dyte Uigani perpiqet te reagoje or e ka te pamundur te thyeje mbrojtjen kundershtare. Gervinjo realizon en te 61-n e Van Persi 78. Nje fakt interesant per kapitenin e topcinjve i cili i vetem ka shenuar me shuam gola se i gjithe ekipi i Uiganit se bashku.

Premier Liga Angleze

1. Mancester Siti 38

2. Mancester Junajtid 33

3. Totenhem 31

4. Celsi 28

5. Arsenal 26

6. Njukasell 26

7. Liverpul 23

8. Everton 16

9. Aston Vila 16

10. Noruic 16

11. QPR 16

12. Uest Bromuic 15

13. Stoke 15

14. Suanse 14

15. Fulham 12

16. Sanderlend 11

17. Uolverhempton 11

18. Blekburn 10

19. Bolton 9

20. Uigan 9

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›