E Shtunë, 31 Tetor 2026

Percillet per ne banesen e fundit Leka Zogu I Eva Gjura

Ashtu sic ishte parashikuar, homazhet per te nderuar Leka Zogun e Pare, i cili u nda nga jeta me 30 nentor 2011, kane nisur ne oren 10:00 duke zgjatur deri ne oren 12:00. E gjithe ceremonia eshte organizuar nga Protokolli i Shtetit ne bashkepunim me familjen. Prane trupit te te ndierit, mbuluar me flamurin shqiptare, kane qene te vendosur perfaqesuesit e Gardes se Republikes, por per te plotesuar nje deshire te pretendentit te Fronit Mbreteror, te pranishem ne ceremoni ishin dhe disa djem te veshur me veshjen tradicionale te zones se Matit, te cilet vendosnin dhe kujdeseshin per buqetat dhe kurorat e shumta me lule. Ka qene po Grada e Republikes, e cila eshte marre me te gjitha detajet e tjera, derisa trupi ka mberritur ne varrezat e Sharres, ku per nder te tij ka pasur tri te shtena me arme. Pas pergatitjeve me te fundit, te paret qe kane mberritur prane trupit te te ndierit, vendosur ne hollin hyres te Parlamentit, ka qene djali i tij Leka Zogu II, shoqeruar nga e fejuara e tij, Elia Zaharia, familjare dhe miq te tjere te aferm te familjes. Pas nderimeve per babane dhe njeriun e tyre me te afert, familja ka deklaruar te hapura homazhet per qytetaret, miqte dashamiresit dhe personalitetet e larta. Te shumte kane qene qytetaret e thjeshte qe kane nderuar Leka Zogun e Pare, por nuk kane munguar dhe figurat e njohura publike, si djali dhe vajza e kryeministri Berisha, artiste te njohur, politikane, diplomate, gazetare, delegacione nga Kosova e Maqedoni dhe perfaqesues te familjeve mbreterore. Nga figurat publike, i pari qe ka mberritur per te nderuar Leka Zogun I, ka qene ambasadori i OSBE-se, Eugen Volfart. Pak minuta pas tij, trupin e Leka Zogut I e ka nderuar edhe ambasadori i SHBA-ve ne Tirane, Aleksander Arvizu. Duke u pasur nga ambasadorja e Britanise se Madhe, ambasadorja franceze, ambasadorja polake, ambasadori turk e shume diplomate te tjere. Me pas, kane mberritur ne hollin e Kuvendit, per te nderuar figuren e Leka Zogut I, deputetet e mazhorances Bulku, Bogdani, Trashani, Bushati, Coba, etj; ministrat Bregu, Halimi, Bumci, Pollo, Tafaj, Mediu, Imami, etj. Per t'ua lene vendin me pas, figurave kryesore te politikes shqiptare, si Presidentit Topi, kryetares se Kuvendit Topalli, kryeministrit Berisha, shoqeruar nga bashkeshortja e tij, kryetarit te Bashkise se Tiranes, Basha, kryetarit te LSI-se, Meta. Nuk ka munguar perfaqesimi me dinjitoz i Kosoves, qe e ka nderuar figuren e Leka Zogut I duke sjelle si perfaqesuese te shtetit te tyre, Presidenten Atifete Jahjaga, e cila ka vendosur nje kurore me lule prane trupit te Leka Zogut I dhe me pas, ka ngushelluar familjen per kete humbje te madhe. Gjithashtu, te pranishem ne ceremonine mortore te Leka Zogut I, kane qene edhe perfaqesuesit me te larte te komuniteteve fetare ne Shqiperi, te cilet te gjithe se bashku jane lutur per shpirtin e pretendentin te Fronit Mbreteror, qe te prehet ne paqe.

Leka Zogu II: Do te jem ne sherbim te kombit

Rreth mesdites, kortezhi i permotshem me trupin e Leka Zogut te pare ka mberritur ne varrezat e Sharres. Duke thyer heshtjen e gjithe ketyre diteve, trashegimtari i Leka Zogut te Pare, djali i tij i vetem, Leka Zogu i Dyte, ka falenderuar te gjithe miqte dhe dashamiresit, personalitete publike per nderin qe i bene te atit dhe mbi varrin e tij u betua se do te ndjeke rrugen e te atit. "Betohem se do te ndjek rrugen e Mbretit Leka dhe do te jem ne sherbim te kombit dhe atdheut", eshte shprehur Leka Zogu i Dyte.

Presidentja Jahjaga nderon figuren e Leka Zogut I

Kosova eshte perfaqesuar me nivelin me te larte per respektimin e figures se Leka Zogut te Pare. Ka qene Presidentja Atifete Jahjaga, e cila se bashku me delegacionin qe e shoqeronte, ka marre pjese ne ceremonine mortore te pretendentit te Fronit Mbreteror te Shqiperise. Jahjaga ka vendosur nje kurore me lule dhe eshte perkulur para trupit te Leka Zogut I, si shenje falenderimi per perpjekjen e vazhdueshme qe ai ka bere per ceshtjen e Kosoves. Me pas ajo eshte takuar me kryeministrin Berisha dhe gjate bisedes me te, u vleresua atdhedashuria dhe perkushtimi i Leka Zogut I ndaj idealit kombetar te shqiptareve dhe perpjekjeve te tyre per rrezimin e tiranise komuniste ne Shqiperi, si dhe per liri kombetare ne Kosove, per te cilat cdo shqiptar nderon sot kujtimin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›