E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika bojkotuese e Edvinit duhet lidhur me zinxhirë

Lidershipi i së majtës është anomalia më e madhe që ka sot shoqëria shqiptare. Pasi sponsorizoi epideminë e rasteve kur njerëzit me të meta mbaheshin të lidhur me zinxhirë, dje doli me paturpësi që të përfitonte politikisht nga varfëria e shqiptarëve. Por dëmi më i madh që po na bëhet është dëmi që na vjen nga sjellja antishqiptare e kreut të PS-së, i cili me bojkotin e paarsyeshëm dhe të pafundëm po kryen një aksion politik që duhet lidhur me zinxhirë e duhet neutralizuar, duke nisur nga parlamenti, por që duhet vijuar sa më shpejt edhe në PS e në bashkinë e Tiranës

Shfaqja si epidemi e njerëzve të pazotë për të qenë të zotët e vetes, të cilët u mbakan prej të afërmve të tyre të lidhur me zinxhirë, nën arsyetimin e gjithëpranuar se ata mund të përbëjnë rrezik për të tjerët, duhet të tërheqë vëmendjen nga anomali më të rrezikshme që na shoqërojnë përditë. Nuk duam të merremi me stimulimin e kësaj “epidemie”, as me interpretimet se paska një prapavijë që i stimulon familjet fatkeqe të shfaqen në ekranet televizive, sepse kështu do të përmirësohet fati i mjeranëve që vuajnë nga pamundësia për të çuar një jetë normale, por po tërheqim vëmendjen tek bojkoti, si një sjellje jopolitike që po u bën dëm të madh aspiratave të përbashkëta për përshpejtimin e ritmeve të reformave që do të na integrojnë në Bashkimin Evropian. Edi Rama po i përcjell përditë ambasadorët e shqetësuar të vendeve perëndimore, të cilat i kërkojnë të kthehet në ligj e të marrë përsipër përgjegjësitë që i takojnë si kryetar i opozitës, duke iu përgjigjur respektvisht me frazat cinike: “Shqipëria nuk është Francë”, “Shqipëria nuk është Gjermani”, “Shqipëria nuk është Itali”, etj. Ai këmbëngul se bojkoti është mënyra më e mirë që ai të mbetet në politikë, që të shmangë ballafaqimin me elektoratin dhe që të rrënojë sa më shumë aksionin qeverisës të koalicionit PD-LSI, por kjo kurbë po rrënon shumë aspiratat integruese të të gjithë shqiptarëve.

Krejt kjo sjellje apatride po shoqërohet nga ana tjetër me stimulimin e lëvizjeve ksenofobe, si paditja në Gjykatën Kushtetuese e Marrëveshjes së Ujrave me Greqinë, pavarësisht se ende asnjë deputet i majtë nuk e ka marrë mandatin dhe rrjedhimisht nuk mund ta investojë këtë institucion për asnjë lloj kërkese. Kjo sjellje ka detyruar regjistrimin e kursit aktual të opozitës si një kurs politik krejt skizofren, pra si një kurs që s’është normal, që s’është në përshtatje me moralin e shoqërisë, bile që është i rrezikshëm për interesat e të gjithëve. Jemi në kushtet kur ndaj këtyre jonormalëve duhet adaptuar një sjellje e posaçme... E nuk është ajo sjellja që dje Edi Rama, një njeri krejt i pandjeshëm ndaj plagëve shoqërore e varfërisë në kryeqytet zgjodhi të rekomandonte për rastet fatkeqe të Levanit, Dibrës e Kavajës. Nuk jemi në rastin e këtij enumeracioni, pasi subjektet fatkëqija janë krejt të pamundura të marrin në dorë fatin e tyre për shkak të “handicap”-it natyror që kanë. Edi Rama, sipas kartelës mjekësore është sot e gjithë ditën një njeri i aftë të mendojë e të marrë vendime, prandaj sjelljet e tij apatride janë sjellje të vullnetshme, prandaj shteti shqiptar dhe shoqëria shqiptare, si një shoqëri voluntariste për të mbrojtur veten e vet dhe aspiratat e të gjithëve, duhet të marrë masa për neutralizimin e këtij vullneti të keq. Dhe një shembull na vjen nga sjelljet jonjerëzore që gjatë këtyre ditëve po japin mediat tona. Lidershipi i opozitës duhet lidhur me zinxhirë. Ndoshta jo duke e lexuar frazën në konceptin fizik të saj por duke e neutralizuar krejt aksionin e tij politik; së pari duke i hequr përfaqësimin kushtetues, pastaj atë politik, e në fund edhe përfaqësimin qytetar si kryetar i bashkisë së Tiranës. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›