Redknapp optimist për Gallasin

Nga Express më 05 shkurt 2011 në ora 18:29
Menaxheri i Tottenham Hotspurit, Harry Redknapp beson se klubi do të arrijë marrëveshje për vazhdimin e qëndrimit të qendërmbrojtësit William Gallas.
Francezi 33 vjeç erdhi në White Hart Lane gjatë verës së vitit të kaluar dhe nënshkroi kontratë njëvjeçare, e cila do të skadojë në fund të këtij sezoni.
Mirëpo, Redknapp beson se Gallas do të mbetet në Tottenham. “Besoj se do të arrijmë ta bindim që të mbetet me ne”, deklaroi Redknapp për Daily Mail.