Politika e bankrotit Nga Patrick Moore
Disa njerez kurre nuk mesojne nga gabimet e tyre. Me 22 korrik, ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic, humbi betejen e madhe, te cilen e kishte pergatitur vete per afer 2 vjet. Ne kete date, Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne Hage vendosi kunder ankeses se Serbise mbi deklaraten e pavaresise se Kosoves. Humbja ishte totale, sepse pales serbe nuk iu dha madje as nje koncesion minor, si per shembull vlefshmeria e Rezolutes 1244. Pjesa me e madhe e njerezve te pergjegjshem e dine se kur ndiqet nje kurs i veprimit qe ka cuar vetem drejt deshtimit, eshte koha per te bere disa ndryshime. Jeremic, megjithate, qartazi nuk e di kete gje. Madje, ai ka filluar te pergatitet per nje tjeter mposhtje dhe planifikon te prezantoje nje rezolute kunder pavaresise se Kosoves ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, muajin qe vjen. Vete Jeremic e ka pranuar se mbi 50 shtete qe kane nguruar ta njohin Kosoven, do ta bejne nje gje te ketille se shpejti, pas vendimit te GJND-se. Madje edhe lideri nacionalist ne opozite, Tomisllav Nikollic, ka thene se fundmi ne Parlamentin serb se plani i Jeremicit per te proceduar ne Asamblene e Pergjithshme, eshte i barabarte me nje "vetevrasje politike".
Por, Jeremic synon te vazhdoje. Ne nje interviste per CNN, ai ka thene se synon te gjeje nje "kompromis" mbi pavaresine e Kosoves. Me fjale te tjera, ai deshiron te negocioje per dicka qe nuk i takon me as atij, e as Serbise. Ai deshiron te arrije marreveshje per dicka qe i takon dikujt tjeter, kryesisht popullit te Kosoves. E ky popull tashme e ka bere te qarte se nuk deshiron te kete fare me pune me Beogradin. Ne kete interviste, Jeremic raportohet te mos e kete permendur GJND-ne. Por, megjithate, ai ka vazhduar te shfrytezoje argumentin e tij te vjeter - te cilin GJND-ja e ka hedhur poshte - se deklarata e pavaresise se Kosoves mund te shfrytezohet si precedent nga te tjeret. Ai gjithashtu ka thene dicka qe eshte teresisht e gabuar, kur ka nenvizuar se qe prej 1945-es "asnje territor secesionist nuk e ka arritur pavaresine pa pajtimin e shtetit ne te cilin gjendet".
Ne fakt, jane disa raste, si per shembull Bangladeshi dhe Eritrea, pavaresine e te cilave nuk kane dashur ta njohin shtetet prej te cilave jane ndare, por jane detyruar ta bejne nje gje te tille pasi kishin humbur luften. Beogradi gjithashtu eshte detyruar ta njohe pavaresine e Sllovenise, Kroacise dhe Bosnjes, pasi kishte humbur luften me to. Jeremic ka thene se Serbia "do te permbahet nga dhuna". Eshte i turpshem vete fakti se ai madje ka sugjeruar mundesine e dhunes, sepse vete perdorimi i kesaj fjale nenkuptohet si kercenim. Gjithkush e di sot se ushtria serbe nuk eshte ne gjendje te hyje ne lufte me askend, por ka shume banda te paligjshme dhe elemente te tjera ne veri te lumit Iber qe jane te gatshme ta perdorin dhunen.
Arsyeshmeria e Drashkovicit
Pak kohe para se Jeremic te flase, ish-ministri i Jashtem serb, Vuk Drashkovic, nga Levizja Serbe e Riperteritjes, ka deklaruar per radion Evropa e Lire se ka ardhur koha qe Beogradi ta ndryshoje teresisht politiken karshi Kosoves. Ai me te drejte thote se qasja aktuale eshte "absurde" dhe "politike e deshtimit". Drashkovic ka nenvizuar se Serbia ligjerisht nuk mund te negocioje asgje mbi Kosoven me kosovaret, sepse Kushtetuta e Serbise e specifikon Kosoven si pjese te Serbise. Ai gjithashtu pohon se Serbia fillimisht duhet te ndryshoje Kushtetuten, nese deshiron te flase me kosovaret per cfaredo gjeje.
Dhe, per dallim nga Jeremic, Drashkovic eshte i gatshem te pranoje nje te vertete bazike: "Serbia nuk ka asnje sovranitet shteteror mbi Kosoven. E gjithe Serbia e di se Kosova realisht nuk eshte krahine ne perberje te Serbise, se ajo eshte jashte cdo pushteti dhe kontrolli shteteror te Serbise. Te gjithe e shohim se perandori eshte lakuriq, se ne te s'ka veshmbathje, por askush ne Serbi nuk e thote kete". Ai gjithashtu kishte nje ide te mire per tekstin qe do te duhej te ishte ne rezoluten e Serbise para Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. "Asambleja e Pergjithshme e OKB-se fton perfaqesuesit e autoriteteve ne Beograd dhe ne Prishtine, qe me ndermjetesimin e Bashkimit Evropian dhe bashkesise nderkombetare, te nisin bisedimet mbi vendosjen e nje bashkepunimi te ndersjelle dhe mbi mbrojtjen thelbesore te popullit serb dhe trashegimise fetare qe ka ne Kosove. Pike". Nje nga gjerat me interesante qe Drashkovic ka permendur ishte pohimi se ai i kishte diskutuar keto pike me presidentin Boris Tadic, i cili, sic duket, eshte i vetedijshem se gjerat duhet te levizin ne drejtimin qe Drashkovic ka permendur.
Ndoshta Tadic, ndonje dite, do ta beje Drashkovicin serish minister te Jashtem, post ky te cilin ai e ka mbajtur gjate viteve 2004-2007. Dhe ndoshta atehere, Jeremic do te mund te bente dicka te dobishme per vendin e tij, si per shembull ta shfrytezoje edukimin e mire britanik qe ka per t'u ligjeruar studenteve te Serbise fizike, anglisht dhe menaxhim biznesi, te cilat i ka studiuar ne Angli dhe Amerike.