Politika e “skrapit” dhe “skrapi” i politikës
Një nga rezultatet e parashikuara të përfundimit të këtyre zgjedhjeve ishte, natyrisht për meritë kryesisht të kodit të ri zgjedhor, ngelja jashtë Parlamentit e dhjetëra partive të vogla, që për afro 19 vjet po vegjetonin në terrenin kënetor të politikës shqiptare. Personalisht mendoj se ky ishte një nga sukseset e politikës shqiptare dhe një shërbim për stabilitetin aq të nevojshëm politik, por edhe në vendosjen e rregullave të politikëbërjes në momentin që vendi po tenton fort t’i bashkëngjitet familjes evropiane. Drejtuesit dhe një pjesë e partive politike arritën ta kuptonin paraprakisht efektin e ligjit zgjedhor dhe reaguan me sukses, duke arritur të shpëtonin politikisht veten e tyre, ndërkohë që pjesa më e madhe, me apo pa dashje, zgjodhën “harakirin” politik që po përjetojnë në këtë realitet post-elektoral. Ish-PDR-ja e z. Pollo duket se aplikoi një strategji të suksesshme të përputhur me realitetin, produkti i së cilës është mbetja në politikë e tre-katër drejtuesve kryesorë të saj. Politika e “skrapit” që realizon shkrirjen e të vegjëlve tek të mëdhenjtë si në rastin e PDR-së në PD mund të kishte rezultuar e suksesshme për dhjetëra parti të vogla në të dy kahet e politikës që aktualisht ndihen elektoralisht të asgjësuara dhe politikisht në kufijtë jetikë të ekzistencës.
Shembulli i PDR-së po shikohet ende si mundësi e disa partive ose më mirë të themi e disa drejtuesve të tyre, që shpresojnë të rikthehen të paktën personalisht në politikë. Ditë më parë, kryetari i PAD-së paralajmëroi adoptimin e politikës “skrap”, duke njoftuar mundësinë e shkrirjes së partisë së tij me PD-në pas rezultatit katastrofik të zgjedhjeve të qershorit. Një gjë të tillë pritet ta bëjë edhe Erion Velia i “G99” me PS-në pas zhgënjimit elektoral edhe personal në këto zgjedhje.
Në fakt, fati i partive të vogla, por edhe të liderucëve të tyre vazhdon të jetë ende në duar të drejtuesve të partive të mëdha. Dhjetëra parti të rreshtuara në koalicionin qeveritar presin nga Berisha të përcaktojë shanset e ekzistencës së tyre politike, që do të varet nga “kockat” që shefi i mazhorancës do t’u ofrojë në qeverisjen e tij të re. Duket se aleanca me partinë e majtë të Ilir Metës do të ngushtojë dukshëm përfaqësimin politik të partive tradicionalisht të djathta, siç janë PLL apo dy fraksionet e Ballit Kombëtar. Po marr këto dy parti antikomuniste, pasi mendohen si të vetmet që kanë një elektorat tradicional që realisht nuk përkon me rezultatet zyrtare që ato kanë siguruar në zgjedhje. Ka shumë arsye për të argumentuar këtë handikap politik, por unë mendoj se faktori kryesor janë politikat e gabuara të drejtuesve, shpeshherë të pamerituara të tyre që nuk kanë mundur asnjëherë të tërheqin votuesin tradicional. Mbështetja e projekteve të tyre politike e personale vetëm tek raportet me PD-në apo më mirë të themi tek zemërgjerësia e Berishës ka bërë që e djathta tradicionale të marrë një goditje “nokdaun” në këto zgjedhje, ndoshta të parat ku forcat u maten realisht.
Edhe e majta “e vogël” pësoi pothuaj pothuajse të njëjtin fat. Gjinushi e Milo, dy politikanë me poste nga më të rëndësishmet në qeverisjet e majta si kryetar Parlamenti apo ministër i Jashtëm janë zyrtarisht jashtë politikës dhe po përpiqen të mbijetojnë duke iu lëpirë më shumë se politikisht Edi Ramës. LSI-ja e z. Meta i shpëtoi në qime asgjësimit elektoral falë reagimit të Berishës, por nuk mund të pretendohet ende se e ka kaluar rrezikun.
Siç shihet, produkti më i madh i këtyre zgjedhjeve, përveç fitores së Berishës, është pa dyshim prodhimi i bollshëm i “skrapit” politik. Nëse do të operojmë si në sistemin financiar, do të dalim në përfundimin se ka rënë në të njëjtën masë edhe çmimi apo vlera e “skrapit” politik. Në këto kushte, “shitja” e tij do të varet kryesisht nga vullneti i “blerësve”, Berisha e Rama, por sidomos ky i pari.
Kush do të mbijetojë nga partitë apo politikat “skrap”?! Kjo është një pyetje që pritet të marre shpejt përgjigje me fillimin e punës së qeverisë së re. Natyrisht që shumica e tyre janë sërish në mëshirë të Berishës, por edhe mundësive të tij për të shpëtuar të paktën personalisht drejtuesit e tyre. Rasti i Cekës, që nxitoi të kapë momentin dhe po mjaftohet edhe me rolin e këshilltarit të Kryeministrit, flet vetë. Të tjerët mund të mos kenë as një shans të tillë. Në kampin e majtë situata duket edhe më keq. Mundësitë e kufizuara të Ramës vetëm me Bashkinë e Tiranës janë të pamjaftueshme për të ricikluar “skrapin” e majtës. Pritet të shpëtojë personalisht ndoshta Veliaj, të cilit flitet se do t’i ofrohet një vend si nënkryetar i bashkisë, ndërkohë nuk është çudi që nënkryetari tjetër apo vendi i ndonjë drejtori t’i ofrohet Gjinushit apo Milos.
Dua të theksoj se “skrapi politik” ishte produkti i politikës informale që ka mbizotëruar Shqipërinë që nga përmbysja e diktaturës komuniste. Këto zgjedhje apo më mirë ky kod elektoral vetëm e evidentoi atë. Nëse ligji do të ishte aplikuar edhe nga Berisha me të njëjtin rigorozitet si Rama dhe nëse Kryeministri do të kishte qenë më pak selektiv në raportet me aleatët, besoj se do të kishin përfunduar si “skrap” edhe partitë, ende kandidate për një gjë të tillë, si PR-ja apo PBDNJ, e pse jo edhe LSI-ja.
Si përfundim, këmbëngul që fati i partive skrap vazhdon të ngelet në vullnetin e të mëdhenjve që kanë në dorë mundësinë e “shkrirjes” apo të riciklimit. Mendoj se me këtë ligj në dispozicion dhe situatën aktuale të partive të vogla askush prej tyre nuk duket se ka mundësinë dhe aftësinë të riciklohet vetë. Natyrisht që jam dakord me efektin politik e shoqëror të kësaj politike që kufizon mundësinë e penetrimit në politikë të antivlerave, e thënë ndryshe të “skrapit politik”. Ka pak apo aspak mundësi afatshkurtra që ky realitet politik të ndryshojë. Ka ndoshta vetëm një mundësi afatgjatë, me tendencë djathtas por që do të varet kryesisht nga zhvillimet në PD dhe politikat e saj në qeverisje, mundësi që gjithsesi nuk besoj se mund të pretendohet nga faktorë e aktorë aktualë politikë, sidomos nga “skrapet”.