E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika e tërheqjes se dyfishte e Willit

Vështirë se mund të imagjinohet një goditje më shkatërrimtare për interesat jetësore të sigurisë amerikane se sa ajo që propozon në këto momente Xhorxh Uilli. Të tërhiqesh nga Iraku dhe Afganistani menjëherë do të ishte braktisje e interesave amerikane dhe të aleatëve në Gjirin Persik dhe akoma më të mëdha në Lindjen e Mesme. Pasojat e një tërheqjeje të tillë do të lëkundnin ekuilibrin e ndikimit në rajon, pa dyshim larg forcave proamerikane në drejtim të forcave më radikale në Teheran dhe gjithashtu drejt atyre të Al Kaedës, Hamasit, Hezbollahut dhe Talibanit, për të përmendur disa nga grupet terroriste që do të përfitonin. Aleatët e vjetër të Shteteve të Bashkuara ose do t’u duhej të arrinin marrëveshje me këto forca radikale dhe të përfshiheshin në këtë vorbull, ose ta merrnin vetë situatën në duart e tyre. Ajo çka Uill është duke propozuar, do të përbënte pengesën më të madhe strategjike në historinë e Amerikës. Në një shkallë më të gjerë, këto tërheqje do t’i sinjalizonin botës një epokë të re të izolimit amerikan. Nëse ne jemi të gatshëm t’u dorëzojmë Afganistanin dhe Irakun forcave radikale terroriste, ku tjetër nuk do të tërhiqeshim? “Po”, situata si në Irak ashtu edhe në Afganistan është e vështirë. Por ato nuk janë ende të pamenaxhueshme. Iraku ka përfituar pamasë nga vala e pushtimit amerikan dhe proceseve politike që ky vend ka bërë të mundur. Afganistani është në një situatë më të keqe, por një përpjekje bashkërenduese nga forcat tona ushtarake dhe civile, gjithashtu edhe nga aleatët tanë, mund të prodhojë stabilitet dhe një mundësi zhvillimi me kohën, siç kanë deklaruar tashmë liderët kryesorë ushtarakë, përfshirë dhe gjeneralin, Stenli Mekristal. Uill kërkon që ne të kryejmë një vetëvrasje të parandalueshme nga frika se mos mbetemi të vrarë. Por ne duhet të tregojmë pak durim dhe guxim ashtu siç kanë bërë brezat e shkuar të amerikanëve dhe në kushte shumë herë më të tmerrshme. Ne sot nuk jemi në Irak dhe Afganistan për t’u tallur. Çmimi i dështimit tonë do të ishte i jashtëzakonshëm, si në rajon, me shumë gjasa edhe në shtëpi.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›