E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi s’mund të shënojë për Argjentinën

Nga Express më 04 shtator 2011 në ora 23:00

Sulmuesi i Argjentinës dhe Barcelonës, Lionel Messi ka pranuar vështirësitë në shënimin e golave për Kombëtaren e tij, pavarësisht vazhdimësisë në tundjen e portave kundërshtare në paraqitjet e tij për gjigantin katalan.

24-vjeçari ka shënuar 121 gola në 178 ndeshje për Barcelonën me mesatare prej dy golave në çdo tri ndeshje. Për dallim, ai ka realizuar 17 gola në 60 ndeshje ndërkombëtare për Argjentinën me mesatare prej një goli në çdo pesë ndeshje, me shënimin e fundit në miqësore kundër Shqipërisë në qershor.

Frustrimi i Messit ishte evident edhe në fitoren 1-0 të Argjentinës ndaj Venezuelës të shtunën ku mbrojtësi Nicolas Burdisso realizoi golin e vetëm në takimin miqësor të zhvilluar në Kolkota.

“Shënoj në çdo mënyrë për Barcelonën. Me Argjentinën mundohem të shënoj gola, por nuk jam në gjendje të gjej rrjetën. Ndoshta është për shkak se nuk jam i qetë”, tha Messi për La Repubblica.

Fituesi i Topit të Artë dhe çmimit të Futbollistit më të mirë të vitit në Evropë, do të synojë të përfundojë pritjen për gol në miqësoren e Argjentinës me Nigerinë, më 6 shtator.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›