E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspres Xhamajka

Ekipi i Xhamajkës i udhëhequr nga Usain Bolti fitoi garën në stafetë në 4x100 metra për meshkuj duke arritur rekord të ri botëror në kohë prej 37.04 sekondash. Në konkurrencën e femrave në të njëjtën disiplinë, fitoi stafeta e SHBA-së që mposhti kampionin në fuqi, Xhamajkën. Në garën në 800 metra për femra, Caster Semenya u mposht nga rusja Mariya Savinova. Nga Express më 05 shtator 2011 në ora 08:34

Usain Bolt hyri në cak duke i ndihmuar Xhamajkës të regjistrojë rekord të ri botëror prej 37.04 sekondash në stafetën 4x100 metra të meshkujve, të dielën, në Kampionatin botëror të atletikës. Nesta Carter e bëri dorëzimin e parë te Michael Fraterit, Tohan Blakes dhe kampioni botëror në 100 metra vrapoi etapën e tretë duke ia përcjellë Boltit.

Franca përfundoi e dyta në kohë prej 38.20 sekondash, ndërsa Saint Kitts dhe Nevis morën të bronztën në 38.49. SHBA-ja nuk përfundoi garën. Ekipi i Xhamajkës u paraqit pa një herë rekordmenin botëror, Asafa Powell, i cili mungoi për shkak të lëndimit.

Ata fituan me epërsi prej 1.16 sekondash. Bolt, i cili ishte diskualifikuar nga gara finale në 100 metra për nisje të gabuar, por u rikthye duke fituar garën finale në 200 metra, tha: “Jemi atletë të lindur natyralë. Gjithçka varet nga vrapimi i shpejtë. Përderisa ne arrijmë ta përcjellim stafetën, nuk kisha dyshime”. I pyetur nëse më e mira ende pritet prej tij, Bolt u shpreh: “Sigurisht, përderisa kaloj sezon të mirë, do të ketë gjëra të mëdha”.

Te femrat, fiton stafeta e SHBA-së
Shtetet e Bashkuara të Amerikës fituan garën finale në stafetën 4x100 metra për femra, ku fituesja e medaljes së artë në 100 metra, Camelita Jeter vrapoi në etapën e katërt. Amerikanet, që fituan titullin botëror më 2005 dhe 2007, mposhtën kampionet në fuqi, Xhamajkën, me kohë prej 41.56 sekondash. Xhamajka ishte e dyta me 41.70 sekonda, ndërsa Ukrainës i takoi medalja e bronztë me 42.51.

Semenya pajtohet me medalje të argjendtë
Caster Semenya, atletja e cila besohej se është pa konkurrencë në disiplinën e saj, dështoi të mbrojë titullin e saj në 800 metra në Kampionatin botëror të dielën, duke u mposhtur nga rusja Mariya Savinova, e cila mori medaljen e artë. Janeth Jepkosgei nga Kenia, kampione botërore nga viti 2007, mori të bronztën. Semenya, e cila mori epërsinë 200 metra para fundit, nuk arriti të mbajë ritmin dhe i lejoi Savinovës ta kalojë dhe të fitojë në kohë prej 1 minutë e 55.87 sekonda. Semenya regjistroi kohë prej 1:56.35, ndërsa Jepkosgei përfundoi në 1:57.42.

Mo Farah fiton në 5000 metra për meshkuj
Mo Farah nga Britania e Madhe i rezistoi konkurrencës nga Bernard Lagati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke fituar garën në 5000 metra të meshkujve. Farah, i cili fitoi të argjendtën në 10 mijë metra, vikendin e kaluar, fitoi në kohë prej 13 minuta e 23.36 sekonda. Lagat ishte i dyti, 0.28 sekonda prapa, ndërsa Imane Merga nga Etiopia mori të bronztën me 13:23.78.

Taylor triumfon në kërcim trehapësh
Christian Taylor nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës fitoi garën në kërcim trehapësh për meshkuj duke mposhtur kampionin në fuqi, Phillips Idowu nga Britania e Madhe. Amerikani tjetër, Will Claye mori medaljen e bronztë. Taylor kërceu 17.96 metra për medaljen e artë, ndërsa Odowu përfundoi me 17.77, Claye 17.50.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›