Ndoka: Do te ringrejme te djathten, pa Berishen
Kryetari i Partise Demokristiane Nard Ndoka, ne nje deklarate per shtyp u shpreh se PD-ja dhe PS-ja ne, nje seance te turpshme kunder lirise, votuan nje Kod Elektoral qe i sherben pushtetit personal te dy njerezve. Sipas Ndokes, pluralizmi politik dhe standardet e demokracise, mbas votimit te Kodit Elektoral e kane kthyer Shqiperine disa hapa prapa Ai ka paralajmeruar se, PDK-ja do te jete ne balle te nje levizjeje te fuqishme politike, per te ringritur te djathten, pa Berishen, i cili jo vetem ka marre peng te djathten, por po bashkepunon me tiranin e ri socialist, Edi Rama per monopolizimin e politikes shqiptare.