Shqipëria e egër: E ardhur nga të ftohtit!
Harrojeni reputacionin e keq. Ky vend i bukur, i frikësuar nga historia, lutet që të eksplorohet…
Reputacioni i ndaluar i Shqipërisë, u përshkrua sëfundi edhe nga A.A.Gill. Duke shkruar për gazetën Sunday, Gill e përshkroi Shqipërinë si një Sakate e Asadës, një vend ku “gjakmarrja dhe zhgjakësimi” që në pamje të parë duket se është burimi i tregtisë së seksit dhe marrveshjeve për armët ilegale. Vizita e Gill-it në vendin që banorët e quajnë “Shqipëri” (trualli i shqiponjave) siç duket ishte frymëzuar nga xhirimet e lira.
Unë e lexova, pjesëzën e Gill-it me llahtarë, duke u çuditur. Unë e kam vizituar Shqipërinë, 4 herë, dhe, po, është një vend i frikësuar nga historia e gjakmarrjes. Por a është ky një “vend tragjik” që meriton pak më shumë se përbuzja? Jo. Shqipëria është e bukur, një vend vibrant, thuajse sa gjysma e Skocisë me male të egra në zemër të tij dhe me plazhet e pacënuara që lahen nga detet Jon dhe Adriatik.
Dhe për më tepër, ai ka një infrastrukturë në zhvillim të turizmit, që vjen natyrisht në përputhje me traditën e vjetër shekullore të mirëpritjes, e ngulitur në psiqikën shqiptare.
Tashmë ai apelon, i ilustruar shumë mirë në jug, ku ndodhen edhe resortet e qytetit të Sarandës, dhe rreth një orë më tutje me makinë gjenden malet spektakolare të Lunxhërisë. Arrita me tragetet ditorë nga Korfuzi, dhe e gjeta veten të ngjeshur nga sharmi i saj i shkrirë. Një lopë shëtitëse, nën freskun e palmave ishte shtrirë buzë detit. Më tej gjendet, Hotel Butrinti, një hotel modern me 5 yje i cili është vendosur mes pemëve të pjeshkëve, landrave dhe luleborave. Fëmijët derdhen turravrap rreth një burri në moshë, që është ulur në hije duke biseduar dhe pirë kafe. Saranda është e favorizuar duke patur më shumë se 290 ditë me diell në vit, dhe me temparatura verore që nuk i kalojnë 30 gradët celcius, kështu që kuptohet lehtësisht edhe sensi i panxituar i kënaqësisë së qytetit.
E kisha rregulluar që të gjeja një udhërrëfyes, Marko Gjonin. Një njeri i gjatë dhe anglishfolës fluent, Gjoni me rrasi në një restorant në majë të kodrës që shej tej në Korfuz. Pamja ishte e mrekullueshme, por Gjoni lëshoi shpjegime ogurëzeza të historisë. “Nuk është më tepër sesa 2 milje e gjysmë me not ” tha ai “ por në kohën e Enver Hoxhës, shqiptarët detyroheshin të notonin që të arratiseshin. Por jo të gjithë ja arrinin…”.
Diktatori komunist Enver Hoxha, një stalinist i devotshëm, e drejtoi Shqipërinë për rreth 40 vjet që nga vitin 1945. Ai i ndaloi shqiptarët të dalin jashtë, dhe ndaloi gjithëkënd tjetër që të grumbullonte pasuri private. Kur ai vdiq më 1985, pasardhësi i përzgjedhur me dorë, Ramiz Alia, bëri më të mirën e tij tu shmangej reformave që përfshinë Europën Lindore, ndërsa u rrëzua në vitin 1992. Rrënimi i komunizmit solli kaos. Shumë shqiptarë, në kulmin e tërbimit, shkatërruan thuajse gjithçka fizike që trashëguan nga sistemi i vjetër.
Gjërat shkuan për keq në vitin 1997, me rrënimin e disa skemave piramidale që lanë me mijëra pa asnjë kacidhe në xhep. Protestat shpërthyen në shumë pjesë të vendit, por në pesë vitet e shkuara gjërat nisën të ulen në vendet e tyre. Gjykatat gjenden të lidhura me pronarët e tokave të persekutuar nga era e Enver Hoxhës, por të paktën Shqipëria ka tashmë një sistem ligjor të zhvilluar e një Ministri Drejtësie. Vizitorët do të goditen nga perëndimorëizimi që ka ndodhur, ndërkohë që politikanët kërkojnë anëtarësinë në Bahskimin Europian. qershorin e shkuar, Shqipëria nënshkroi MSA, e cila i jep inkurajim bashkëpunimit mes BE-së dhe vendeve jo anëtare.
Shqipëria shpreson të anëtarësohet mes viteve 2010 – 2015, sëbashku me vendet e tjera të Ballkanit perëndimor. Gjoni ishte optimist: ”ka shumë gjëra për të qenë optimist, por edhe shumë për të bërë” thotë ai. Udhëtimi me shpërblyes është në zonën e Butrintit, një nga zonat klasike më të mira të Mesdheut. Ngrehinat Greko-Romako-Ilire, në një gadishull të pyllëzuar është tashmë një shtëpi për breshkat, bretkocat, dhe gjarpërinjtë e ujit por njëkohësisht edhe për ruajtjen perfekte të mozaikëve dhe mbetjeve bizantine. Vizitorët mund të çapitin nëpër këto vendqëndrime me teatre të vogla, vende pagëzimi, bazilika dhe nimfomani, që datojnë që nga shekulli i II, po ashtu si banjot, vilat, njëra prej të cilave mban edhe emrin e oratorit të madh romak, Ciceronit. Atje ka gjithashtu mbetje nga një kullë dhe fortesë e vogël, e ndërtuar në shekullin e 18-të nga sundimtari Ali Pashë Tepelena, për të mbojtur rruginat detare në detit Jon nga flota franceze.
Që kur Shqipëria braktisi komunizmin, - e fundit në Europë që e veri këtë- Butrinti u bë një vend popullor, veçanërisht për vizitorët britanikë, falë punës së Fondacionit të Butrintit, që u themelua për të ruajtur këtë zonë nga Lordët Sainsbury dhe Rothchild.
Rreth 30 milje më larg, gjendet Gjirokastra, një qytet guri që daton nga kohët Osmane. Gjirokastra është vendlindja e Hoxhës dhe e shkrimtarit më të njohur shqiptar Ismail Kadare. ”Prilli i Thyer’ i Kadarësë, tregon historinë e Gjorgut, një burri të ri nga malet, i cili në përputhje me Kanunin, - kodin e gjakut që dominonte Shqipërinë antike,- është i vendosur të përmbushë misionin e gjakmarrjes së vëllait të tij të vdekur.
Duke reflektuar në udhëtimet e mia të ndryshme në Shqipëri, unë tërhiqem sërish pas për tu ulur në një verandë të Gjirokastër, të pi një gotë raki, dhe të shoh perëndimin e diellit në malet e Lunxhërisë. Unë mendoj notimin në detin e shkëlqyeshëm të Jonit, të pi kafe në Tiranë, apo të mrekullohem në rrënojat elegante të Butrintit. Unë i njoh tashmë të gjitha zakonet dhe dashamirësitë nga Shqiptarët, dhe mendoj për fjalët e Bajronit: Ata (Shqiptarët) janë të guximshëm, ashpërsisht të ndershëm, besimplotë…ndoshta raca më e bukur…në botë”. Dhe mua më ngjan, se A.A Gill, i ka bërë një dëmtim serioz, Shqipërisë!
Marre nga Belfast Telegraph
Përktheu dhe përgatiti: Alban Tartari