E Hënë, 2 Nëntor 2026

Burri mosmirënjohës

Burri pasi doli nga koma sapo pa gruan e tij qe ishte ulur tek koka e shtratit u mendua pak dhe iu drejtua asaj:
- E dashur grua, dua të të them diçka. Kur më hoqën nga puna ti më ndenje gjithmonë pranë, ditën që falimentova ti prapë ishe aty. Kur më qëlluan rashë në krahët e tu. Kur dola nga operacioni i trurit, sapo hapa sytë, të pashë ty të parën.
Gruaja u emocionua.
- Po...
- Më në fund e kuptova. Sa ogurzezë që paske qënë moj grua!

***

Një burrë për arsye pune do të fluturonte për në Ankara. Sapo do hypte në avion dëgjon një zë: “Mos hip në avion sepse do të rrëzohet”. Burri u tremb dhe nuk hipi. Duke pritur avionin tjetër dëgjon lajmet: “Avioni për në Ankara u rrëzua, nuk ka asnjë të gjallë.”
Shkon tek stacioni i trenit, pret biletën dhe bëhet gadi të ngjitet në tren, kur ndërkohë dëgjon të njëjtin zë: “Mos ik me këtë tren se do dalë nga shinat”. Burri u frikësua shumë, nuk hipën në tren, kthehet në shtëpi dhe në mëngjes kur lexon gazetën shokohet: “Treni për në Ankara del nga shinat, 234 të vdekur”.
Këtij i duhet patjetër të shkojë në Ankara dhe mendoi të shkojë me autobus. Blen biletën dhe ndërkohë dëgjon të njëjtin zë: “Autobusi do të bëjë aksident!Mos hip!”. Ky nuk duron dot më dhe bërtet:
- Po kush dreqin je ti?
- Unë jam ëngjëlli yt mbrojtës.
Burri nxehet më shumë dhe thotë:
- Atëhere pse nuk nxorre zë kur u martova?

***

Kryemafiozi për të mbledhur taksat gjeti një gangster tjetër. Gansteri që zgjodhi ishte shurdh dhe memec. Qëllimi ishte që nëse do të kapej nga policia të mos tregonte asgjë. Kryemafiozi një ditë vë re që pagesat po vonoheshin dhe e thërret gangsterin në dhomën e vet, merr dhe një përkthyes për shurdh-memecë. Përkthyesi pyet me shenja:
- Ku janë paret?
Shurdhmemeci përgjigjet me shenja:
- Çfarë paresh? Unë s’kam haber fare nga paret. Nuk e kuptoj për çfarë po flisni.
Përkthyesi përktheu:
- Nuk ditka se për çfarë po flasim.
Kryemafiozi njerr 38-shin nga kolltuku dhe ia vendos tek koka:
- Pyete tani, ku janë paret?
Përkthyesi pyet me shenja:
- Ku janë paret?
Shurdhmemecit i shkuan djersë të ftohta dhe përgjigjet me shenja:
- Tek parku në qendër të qytetit, futesh nga dera ku është busti i madh, në të majtë në trungun e pemës së tretë ka 100 mijë dollar.
- Çfarë tha? – pyeti kryemafiozi.
Përkthyesi u përgjigj:
- Thotë që nuk e kupton përse po flasim, për më tepër duhet burrëri të tërheqësh këmbëzën.

***

Një djalë i ri është mik në shtëpinë e një çifti pleqsh. Xhaxhai 75 vjeçar duke kërkuar edhe një filxhan tjetër me çaj thotë: “Lulja ime, do të më japësh edhe një gotë tjetër?”. Pastaj thotë: “Shpirti im, pa sheqer fare të lutem”. Kur merr filxhanin e çajit nga dora e gruas së tij të ëmbël 65 vjeçare thotë: “të lodha zemra ime”.
Djali i ri habitet shumë nga fjalët e ëmbla që përdor xhaxhai i moshuar kur flet me gruan e tij.
- Xhaxha i dashur, sa vjet keni martuar? - e pyet.
- I kemi kaluar 40 vjet biri im, - i përgjigjet plaku.
- Bravo xhaxha, Zoti ua shtoftë dashurinë. Sa bukur, vazhdimisht me fjalë të bukura, zemra ime, shpirti im, lulja ime.
Gruaja e moshuar faqet e së cilës u bënë rozë thotë:
- Është e vërtetë ka disa vjet që më flet kështu, - dhe ikën në kuzhinë.
Xhaxhai plak afrohet tek veshi i djaloshit dhe i thotë me zë të ulët:
- Shëët, se mos na shikon, kam dy vjet që i kam harruar emrin, akoma nuk ia kujtoj.

***

Një grup djemsh të rinj duke pushuar në pishinë dëgjojnë të bjerë një celular. Një burrë e hap telefonin. Ambjenti është shumë me zhurmë, mezi dëgjohet zëri i gruas në anën tjetër të telefonit.
- I dashur. Jam jashtë me Elonën. Pashë një pellush qëparë, 400 mijë lekë. A mund ta blej me kartën tënde të kreditit? Të luteeeeeeeemm, ta blej?
- Sigurisht shpirt. Bleje!
- Ah i dashur! Je shumë i ëmbël. Ka dhe një gjë të vogël po nuk do nxehesh apo jo?
- Jo! Nuk nxehem!
- Para se të vija këtu isha tek QTU’ja. Pashë një unazë me një gurë diamanti të De Beers. Ishte shume e bukur i dashur. Të gjitha shoqet e mia kanë. A mund ta marr me kartën tënde të kreditit. Vetëm 650 mijë lekë bën. Do marrësh shpërblim muajin që vjen, e paguan atëhere. Të luteeemm, ta blej?
- Mirë zemër blije.
- Shpirti im. Zemra ime. Je shumë i ëmbël. Kam edhe një gjë tjetër por kam frikë se nxehesh.
- Nuk nxehem thuaje!
- Pas aksidentit të fundit nuk e kam qejf fare makinën time. Në ekspozitë pashë një Peugeot 206. Ishte shume e bukur, do e ulin tek 9 milionshi. Sikur të marrim një kredi në emrin tënd në bankë. Vëllai i Anilës është drejtor dege në bankë. Nuk do garanci – dokumenta – firma etj., po the ti në rregull, i bën menjëherë veprimet. Të luteeeemm zemër, të dua shumë...
- Mirë mirë. Në rregull. Merre!
- Zemra ime, shpirti im. Të dua shuuuuuummëëë. Hajde çao, takohemi në darkë.
Djali i ri mbyll telefonin dhe pyet shokun e tij:
- I kujt ishte ky celulari?...

***

Një djalë i ri udhëntonte nga Saranda për në Tiranë. Diku autobuzi ndalon për të bërë pushim. Ndërkohë djali ishte shumë në siklet për në banjë. Vrapon menjëherë dhe gjen njërën nga banjot bosh. Sapo qe ulur kur vjen një zë nga banjoja ngjitur:
- Tungjatjeta!
Djali i habitur përgjigjet:
- Tungjatjeta!
Zëri vazhdoi:
- Si je...?
Ishte hera e parë që i ndodhte një gjë e tillë... përsëri u përgjigj i habitur:
- Faleminderit mirë... Po ti si je...?
Zëri pyeti:
- Çfarë po bën...?
Për një moment u step. Personi që po fliste e dinte shumë mirë që ky ishte në banjë kështu që patjetër që e dinte se çfarë po bënte.
Duke dashur të shpjegojë tjetër gjë thotë:
- Unë... vij nga Saranda për në Tiranë. Ti ku po shkon...?
Fjalia tjetër e djalit i jep fund muhabetit.
- Zemër po e mbyll telefonin. Në banjën ngjitur është një idiot që i përgjigjet pyetjeve që po të bëj unë ty. Do të të të marr më vonë...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›