E Diel, 1 Nëntor 2026

-"Politika te pajtoje hasmerite dhe gjaqet" Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot nje takim me kryetatin e Komunes Shkrel, Martin Pellumbi dhe autoritete te tjera vendore te kesaj komune. N

-"Politika te pajtoje hasmerite dhe gjaqet"

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot nje takim me kryetatin e Komunes Shkrel, Martin Pellumbi dhe autoritete te tjera vendore te kesaj komune.

Ne kete takim, kryeministri Nano shoqerohej nga ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Spartak Poci, ministri i Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, Besnik Dervishi, ministri i Shtetit prane Kryeministrit, Blendi Klosi, Prefekti i Qarkut Shkoder, Gjergj Liqejza, deputeti i zones Leke Cukaj.

Kryeministri Nano vleresoi bashkepunimin e pushtetit lokal me ate qendror ne kete zone dhe i pergezoi autoritetet vendore per punen e kryer deri me tani.

Duke kerkuar rritjen e bashkepunimit midis autoriteteve vendore, si dhe me autoritetet e pushtetit qendror Kryeministri Nano u shpreh: "Lini menjane emocionet politike qe te zhvilloheni ne infrastrukture dhe si komunitet".

"Politika te pajtoje hasmerite dhe gjaqet", tha Kryeministri Fatos Nano, duke kerkuar me shume bashkepunim te autoriteteve ne interes te komunitetit dhe zhvillimit. "Politika te mos t'i sherbeje me konfliktualitetit", tha Kryeministri Nano.

Kryeministri Nano pergezoi Kryetarin e Komunes se Shkrelit, Martin Pellumbi, i cili eshte perfaqesues i Partise Demokratike, per drejtimin e komunes dhe bashkepunimin me Prefekturen dhe autoritetet e pushtetit qendror, si dhe i uroi atij suksese ne garen elektorale.

Kryeministri Nano i ka siguruar perfaqesuesit vendore te komunes Shkrel se se shpejti do te miratohet studimi per turizmin malor ne kete zone. Me pas, ai kerkoi menaxhim me te mire te taksave dhe fondeve publike.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›