E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano mori pjese, sot ne mesdite, ne Festen tradicionale fetare te Shen Kollit, ne Kishen e Shkrelit ne Malesine e Madhe, nje nga kishat me te vjetra ne kete zone. Kryeministri

Kryeministri Fatos Nano mori pjese, sot ne mesdite, ne Festen tradicionale fetare te Shen Kollit, ne Kishen e Shkrelit ne Malesine e Madhe, nje nga kishat me te vjetra ne kete zone.

Kryeministri Fatos Nano u prit nga Ipeshkvi i Malesise se Madhe, Imzot Prel Gjurashaj, i cili i uroi Kryeministrit mireseardhjen. Imzot Prel Gjurashaj vleresoi inaugurimet e dy objekteve te kryera sot nga Kryeministri Fatos Nano, te cilat do te ndikojne ne zhvillimin e komunitetit dhe uroi qe ne te ardhmen te ndertohen sa me shume objekte te tille.

Me pas, Imzot Prel Gjurashaj ftoi Kryeministrin Nano te fliste perpara mijerave besimtareve te mbledhur per te festuar Shen Kollin ne Kishen e Shkrelit.

Kryeministri Nano u shpreh se: "Ju falenderoj ju, falenderoj Atin qe ne emrin tuaj me shprehu ndjenjat e sinqerta te mireseardhjes dhe respektit per vlera te njejta me te cilat ju zhvilloni bashkejetesen me njeri-tjetrin, per vlera te njejta qe ju besoni tek Zoti dhe kerkoni nje te ardhme me te mire, duke besuar tek virtyti, tek fuqia qe sheron mekatet, e cila me sjell edhe mua midis jush, ne detyren e Kryeministrit dhe me ndjenjat e besimit tuaj sic do te shkoja natyrshem ne festen edhe te besimeve te komuniteteve te tjera fetare ne Shqiperi, te cilat na japin mundesine te ndjehemi prane njeri-tjetrit dhe na ftojne te zhvillojme tolerancen dhe besimin tek e mira, tek Zoti.
Eshte e bukur Fjala e Shenjte kur tingellon ne shqip dhe une jam ketu per ta degjuar se bashku me respekt ate".

Kryeministri Fatos Nano mori pjese me pas ne meshen e dhene ne Kishen e Shkrelit me rastin e festes se Shen Kollit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›