Politika vlerëson: Godo, politikani moderator
TIRANE-Presidenti Bamir Topi, në mesazhin e tij të ngushëllimit, do e cilësonte z. Godo si "politikanin moderator", ndërsa kryeministri Sali Berisha do ta vlerësonte si "një nga personalitet e mendimit politik dhe të letrave në vend".
"Politika, shprehet kryeministri në mesazhin ngushëllues, humbi një nga më të urtit e saj, bota e mendimit intelektual një prej mendjeve më të ndritura, letrat shqipe korifeun e romanit historik".
Ndërsa, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama duke shprehur keqardhjen për ndarjen e tij nga jeta do të theksonte se "Sabri Godo ishte një kundërshtar politik i PS-së, por ai ka qenë dhe do të mbetet për ne një figurë e respektuar e këtyre dy dekadave tranzicion; si njëri ndër autorët e Kushtetutës dhe një aktor me rëndësi i jetës politike, i cili në momentet e vështira të vendit u mundua ngaherë të ndihmojë për të gjetur rrugën e arsyes".
Gjithashtu, keqardhje për ndarjen nga jeta të z. Godo kanë shprehur dhe drejtues të partive politike shqiptare, brenda dhe jashtë vendit.
AAK ngushëllon Familjen Godo dhe të gjithë shqiptarët
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ia përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes Godo, Partisë Republikane të Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve, me rastin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit Sabri Godo.
“Vdekja e z. Godo është një humbje e madhe për politikën shqiptare, për letërsinë, mendimin shqiptar dhe mbarë kombin”, thuhet në njoftimin për shtyp të AAK.
Partia kosovare e vlerëson Godon si një prej personaliteteve më me peshë në zhvillimet që ka kaluar Shqipëria.
“Duke qenë një prej personaliteteve me peshë në të gjitha zhvillimet dhe proceset nëpër të cilat ka kaluar Shqipëria dhe kombi ynë, z. Godo do të kujtohet gjithashtu për rolin e tij të çmuar në ndryshimet demokratike në Shqipëri, në nisjen dhe ndërtimin e pluralizmit dhe për urtësinë dhe vizionin e tij të qartë në të gjitha këto procese. Ai do të mbetet përjetë i respektuar në ballë të kombit, aty ku rrinë figurat më të lavdishme, patriotët dhe mendimtarët e çmuar shqiptarë”.
(d.b/BalkanWeb)