Tiranë, zjarr në banesë, vdesin nëna, babai dhe fëmija 4 vjec
TIRANE- Shuhen tre anëtarë të një familje prej zjarrit të rënë në banesën e tyre ne Tirane. Flakët kanë përfshirë ne oret e para të mëngjesit të së dielës banesën në rrugën "Derhemi" pas orës 01:00 të mëngjesit të sotëm. Në apartament janë gjetur te vdekur bashkëshortët dhe vajza e tyre, vetëm 4 vjeç, shpëtohet fëmija tjetër vetëm 2 vjeçe, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Ngjarja e rende ndodhi ne Rrugën “Derhemi”, pranë lagjes “Hoxha Tahsim” ne Tirane. Viktimat u identifikuan shpejt nga policia dhe ata janë: bashkëshortët Genc e Florinda Spahiu, te dy 35 vjeçare, e vajza e tyre Jonida 4 vjeçe. Ndërsa me e vogla, Dea ndodhet ne reanimacionin e pediatrisë, sipas mjekeve ne gjendje kritike për jetën nga gazi i çliruar ne vendin e ngjarjes. Sipas ekspertizës, ka qene një shkëndijë elektrike ne prizën e një kondicioneri ne shtëpi, qe e ndihmuar nga rrjedhja e gazit ka shkaktuar flaket.
Floridës i ka dale koha te thërrasë për ndihme ne dritaren e banjos se shtëpisë, e kjo zhurme ka bere qe banoret te mësojnë për ngjarjen e te thërrasin policinë e zjarrfikësit, duke shpëtuar Dean, por edhe shtëpitë e tjera ngjitur qe rrezikonin te njëjtin fat. I pari qe është nxjerre nga apartamenti ka qene kryefamiljari dhe vajza me e vogël, me pas bashkëshortja me vajzën tjetër 4-vjeçare.
EKSPERTIZA
Përfundoi ekspertiza për vdekjen e 3 anëtarëve të familjes Spahiu. Sipas policisë zjarri është shkaktuar nga një masë elektrike te priza e kondicionerit. Pas bymimit të gazrave në dhomë, ka marrë flakë bombola e gazit që ndodhej në ballkonin e banesës. Shkak për vdekjen e tyre është bërë asfiksia nga tymi e gazi.
Po sipas policisë, babai dhe vajza që është ende gjallë kanë tentuar të dalin nga banesa, ndërsa nëna me vajzën 4 vjecare janë gjetur të vdekura në banjën e shtëpisë.
Genc Spahiu 35 vjeç, e shoqja Florida Spahiu 35 vjeç si dhe fëmijët e tyre Jona Spahiu e Dea Spahiu me origjinë nga Pogradeci jetonin me qera në banesën e përfshirë nga zjarri në rrugën "Derhemi" në Tiranë.
Zjarrëfikësit e policia janë sinjalizuar për ngjarjen e rëndë nga fqinjët e familjes Spahiu, pasi kanë vënë re zjarrin brenda apartamentit. Fqinjët pohojnë se kanë dëgjuar Floridën të bërtiste te thyente xhamat e dritares si dhe te qarat e një prej femijëve. Efektivat e komisariatit numër një dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë me shpejtësi për shuarjen e zjarrit. Mësohet se për të shuar flakët ata kanë shpërthyer derën e blinduar të apartamentit ku ka rënë zjarri. Pas shuarjes së flakëve kanë mundur të shpëtojnë Dea Spahiun, e më pas kanë nxjerrë prej aty trupat e pajetë të dy prindërve dhe motës së saj. Dea Spahiu është dërguar menjëherë në spitalin QSUT ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se gjendja e te voglës është ende kritike.
(d.b/ar.si/ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Tiranë, zjarr në banesë vdesin 3 anëtarë të një familje FOTO: Foto nga vendngjarja