E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika voton Apel per pjesemarrje dhe qetesi ne votime

Kryeministri Sali Berisha votoi në qendrën e votimit tek "Liceu Artistik" në Tiranë. Pas votimit ai i ftoi të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në votime në mënyrë të qytetëruar, ndërkohë që garantoi paprekshmërinë e votës së qytetarëve.
“Këto zgjedhje janë përcaktuese për të ardhmen. Garantoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë se vota e tyre do të jetë e paprekshme. U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që ditën e sotme ta kthejnë në ditë feste dhe jo dhune”- deklaroi kryeministri pas votimit.

Nishani: Apel për qetësi dhe maturi
Presidenti Nishani i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali i tij votuan në Njësinë Nr. 3 tek shkolla "Andon Zako Çajupi". Ai bëri apel për qetës i dhe maturi në këto zgjedhje.
“Sot është dita e qytetarëve shqiptarë dhe duhet të tregojmë qetësi civile, të respektojmë rregullat. Bëj apel të tregohet paqe dhe qetësi, pasi jeta e qytetarëve është e rëndesishme”- deklaroi presidenti pas votimit.

Rama apel qytetarëve për pjesëmarrje në votim
Edhe pas votimit në shkollën Pjetër Budi Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama bëri apel për pjesëmarrje në votime. Sipas tij në pak minuta vendoset jo vetëm fati i katër viteve të ardhshme të qeverisjes, por edhe fati i një gjenerate të tërë.
“Pjesëmarrje, pjesëmarrje. Në pak minuta vendoset jo vetëm fati i katër vitevee të ardhshme të qeverisjes, por fati i një gjenerate. S’ka asgjë më të rëndësishme se sot për të bërë sesa tek qendra e votimit për të shprehur vullnetin sovran”- deklaroi kryesocialisti.
Ai e cilësoi barbare humbjen jetës së komisionerit të LSI-së në votime, por që sipas tij kjo nuk ndryshon fatin e vendit.

Meta: LSI është e angazhuar për të mbrojtur çdo votë
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka votuar sot në orën 13:30 në kopshtin nr.10 pranë Bllokut, pasi u kthye nga Laçi ku ndodhi vrasja e një simpatizanti të LSI-së dhe u plagosën 3 persona, mes tyre kandidati i PD-së, Mhill Fufi. Meta tha se LSI është e angazhuar për të mbrojtur çdo votë.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›