E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politikanët, zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit

Ndryshe nga vitet e tjera, sivjet Shqipëria duket se ka qenë e përzgjedhura e politikanëve shqiptar për të kaluar vitin e ri. Kështu pjesa më e madhe e tyre e kanë kaluar natën e ndërrimit të viteve në Tiranë me familjen. I vetmi madje që ka zgjedhur të udhëtojë jashtë Tiranë për të kaluar vitin e ri është kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta i cili ka zgjedhur qytetin e Peshkopisë për të kaluar natën e ndërrimit të viteve. Bashkë me familjen Meta ka udhëtuar drejt qytetit të bashkëshortes për të kaluar vitin e ri në dëborë që këtë ndërrim vitesh nuk ka munguar aspak. Ndërkohë që kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur Malin e Dajtit për të kaluar natën e vitit të ri. Në shoqërinë e familjes, nipërve dhe mbesave, miq dhe të afërve, kreu i qeverisë ka kaluar natën e vitit të ri. Të njëjtën zgjedhje ka bërë edhe presidenti i vendit Bamir Topi i cili ka festuar me familjen në vilën e tij në Kodrën e Priftit. Madje si presidenti ashtu edhe kryeministri janë shfaqur në publik që ditën e parë të vitit të ri, duke u gjendur të dy në mbështetje dhe duke shprehur mirënjohje për shërbimin mjekësor në vend. Kryeparlamentaria Jozefina Topalli gjithashtu ka zgjedhur familjen për të kaluar natën e vitit të ri. Së bashku me bashkëshortin dhe me fëmijët Topalli ka pritur natën e ndërrimit të viteve në shtëpi. Ndërkohë edhe ministrant dhe deputetët e kuvendit të shqiperisë kanë zgjedhur familjen dhe të fërmit për të pritur ndërrimin e viteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›