Shqipëria hyn në 2009-ën, vitin elektoral

Bashkë me vitin e ri për politikanët shqiptarë nis edhe një vit elektoral i cili do të shoqërohet nga një betejë e ashpër për parlamentaret e vitit 2009. Kështu me nisjen e këtij viti klasa politike shqiptare do të braktisë sallën e kuvendit disi dhe di të përqëndrohet në bazë ku edhe do të kërkojë votat e eletoratit që e ka zgjedhur. Forcat politike kanë nisur tashmë organizimin dhe ristrukuturimin e bazës prej kohësh në kuadër të sisitemit të ri elektoral të sanksionuar me kushtetutë dhe kod tashmë. Brenda kësaj jave kreu i shtetit do të dekretojë datën e zgjedhjeve e cila pritet të jetë 21 ose 28 qershori i ardhshëm. Por megjithatë këtë, forcat politike betejen elektorale e kanë nisur që me hartimin e kodit zgjedhor duke shpalosur ndoshta edhe ndonjë strategji sesi kërkojnë të fitojnë votat e popullit. Partia më e madhe qeveriëse, partia demokratike e kryeministrit Sali Berisha e hapi betejen elektorale pikërisht në ditën e rinisë në 8 dhjetor. Rritja e pagave dhe pensioneve, ndërhyrjet në infrastrukturën e vendit dhe kryesisht ndërtimi i Rrugës Durrës-Kukës e cila është cilësuar edhe vepra e shekullit, si dhe afrimi i shqiperisë me europën janë pikat për të cilat Berisha do të kërkojë edhe një tjetër mandat qeverisës. Nga ana tjetër, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama duket se do e përqëndrojë betejen e tij tek korrupsioni që sipas socialsitëve këtë qeverisë e ka zënë në themel. Por përpos mes partive beteja elektorale këtë herë do të jetë e ndezur edhe brenda vetë partive politike për shkak se tanimë kondidatët do të dalin përmes listave të mbyllura. Kështu lufta më e madhe do të jetë për vendin e parë në listën që kryesisht do ta kenë në dorë kryetarët e partive politike.