Topi vizitë në spitalin pediatrik

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i shoqëruar edhe nga zonja e parë Teuta ka preferuar të vizitojë fëmijët të cilët për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore janë detyruar ta presin vitin e ri në spitalin pediatrik të Tiranës. Topi ka vizituar pjesën më të madhe të fëmijëve duke u uruar atyre festën ndërkohë që për ta ka shpërndarë edhe dhurata simbolike.