E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, viziton fëmijët në "Mbretëresha Geraldinë"

Shtetasit më të rinj të vendit, janë përshëndetur menjëherë pas ardhjes në jetë nga kryeministri Sali berisha. Në orët e para të fillimit të 2009-ës, kreu i qeverisë ka mbajtur hovin në maternitet, për t'u njohur me bebet e porsa lindura. Gjithashtu, Berisha ka vizituar edhe fëmijët e braktisur pranë këtij materniteti, ndërsa ka përgëzuar nënën e vogëlushes së parë të ardhur në jetë për këtë vit të ri.Kryeministri i vendit, nuk ka lenë jashtë vëmendjes në këtë ditë as sfidën më të madhe të politikës për vitin që sapo ka mbërritur. Duke e konsideruar vizitën në maternitet një ogur të mbarë ëpr fillimin e 2009-ës, Berisha uroi që ky vit të sjellë sërisht për të djathtën fitoren e zgjedhjeve parlamentare. Nën shoqërinë e ministres së Shëndetësisë Anila Godo dhe në krah të bashkëshortes Liri Berisha, kreu i qeverisë ka ndarë me drejtorin e materniteit disa projekte për shërbimin ndaj grave. Duke përfituar nga vizita, Berisha dhe Halim Kosova kanë ndarë disa mendime flesh për zgjerimin e maternitetit më në zë të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›