E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri-Çeki, marrëveshje për kontrollin e ndërtimeve

Pragë, 28 maj, NOA Ndërtimet në Shqipëri do të jetë të monitoruara dhe nga Qendra e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Zyrës së Metrologjisë, Standardeve dhe Testimit të Pragës në Çeki.

Kjo gjë do të bëhet e mundur falë një memorandumi bashkëpunimi që ka nënshkruar më këtë institucion, Instituti i Ndërtimit në Shqipëri. Marrëveshja është firmosur gjatë një vizite pune që drejtues të Institutit të Ndërtimi zhvilluan në Çeki gjatë ditëve të fundit.

Drejtori i Instituti të Ndërtimit, Artur Roshi ne fjalën e tij gjatë nënshkrimit te këtij memorandumi tha se qeveria shqiptare ka krijuar një terren pro-biznesi dhe pro-investimeve.

Investitorët kërkojnë garanci për cilësinë e investimeve të tyre, që do të thotë që kërkojnë garanci për cilësinë e produkteve të ndërtimit, dhe kjo cilësi mund të sigurohet vetëm përmes testimeve dhe sigurisë së lartë të matjeve, tha ai.

Duke u ndalur në miratimin e memorandumit, Roshi tha se ky dokument do të ndihmojë laboratorët shqiptarë të rrisin cilësinë e tyre teknike.

Por nga ana tjetër ky bashkëpunim do të rrisë dhe cilësinë e kualifikimit të personelit në laboratorët shqiptarë.

Unë kam bindjen e thellë se Instituti i Ndërtimit i Shqipërisë do të jetë në gjendë të bëjë testime me siguri të lartë matjeje dhe se do të synojë të jetë komponent serioz në Ballkan për këtë fushë përfundoi fjalën e tij Roshi.

Bashkëpunimi konsiston në: kryerjen e punëve kërkimore te përbashkëta për të zhvilluar disa standarde, qofte primare, qofte sekondare në disa fusha.

Po ashtu pjesë e marrëveshjes është kryerja nga të dyja palët të testimeve krahasuese ndërlaboratorike midis Institutit të Ndërtimit dhe Qendrës se Inxhinierisë së Ndërtimit.

Testimi i materialeve të ndërtimit të Institutit të Ndërtimit ne Qendrën e Inxhinierisë se Ndërtimit.

Pikë tjetër është pjesëmarrje ne seminare, uorkshope e kurse trajnuese te organizuara nga te dyja palët dhe shkëmbimi i publikimeve dhe studimeve të kryera.

Gjithashtu në marrëveshje është rënë dakord për shkëmbimi i informacionit në fushën e strukturës dhe funksionimit në sistemin kombëtar të testimit dhe të legjislacionit për sigurinë e jetës. Pjesë e marrëveshjes është dhe shkëmbimi i informacionit në fushën e zhvendosjes se direktivave dhe rregullores së BE-së në legjislacionin kombëtar.

m.xh/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›