Ruli i asfaltit, shtyp mekanikun
Riparimi i nje mjeti te rende, rul qe sherbente per shtrimin e rruges ne aksin Puke-Fushe Arres, i ka kushtuar jeten nje mekaniku 34-vjecar nga Rubiku. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 10:50 te dites se djeshme, ne vendin e quajtur "Kroji i Zi" ne rrethin e Pukes. Burime zyrtare thane se viktima eshte Harim Pepaj, ndersa pas hetimit paraprak ndaluan drejtuesin e mjetit, Ndue Kodra, 56-vjec, banues ne Shen Koll te Lezhes. Policia tha se Pepaj, ka qene duke riparuar nje defekt ne mjetin qe ishte ne gjendje pune dhe gjate levizjes ka marre zvarre edhe te ndjerin. Vdekja e 34-vjecarit ka qene e menjehershme. Kodra akuzohet per "shkelje te rregullave ne pune nga pakujdesia".
R.Ll.
R.Ll.