E Diel, 1 Nëntor 2026

Politikën e Gruevskit, qytetarët e mbështetën në zgjedhje

Ambasadori i Francës në Maqedoni, Jean Claude Schlumberger, në një intervistë për mediat maqedonase, ka folur për zgjedhjen e kontestit të emrit me Greqinë, aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në BE, lirinë e mediave dhe shumë çështje që e prekin Maqedoninë.
 

“Qeveria, e cila mori mbështetje nga populli në zgjedhjet, duhet të përcjellë mesazhet më të mira për bashkëqytetarët e saj. Për sa i përket negociatave me Greqinë do ta përsërisë deklaratën që ka bërë vitin e kaluar, Pierre Lellouche, “lideri i cili do të arrijë marrëveshje me Greqinë nuk do të jetë ai që “tërhiqet” ose “nënshtrohet”, por ai që ka treguar se posedon ndjenjë të lartë shtetërore, i lirë nga presionet partiake për t`i mundësuar vendit hyrje në Bashkimin Evropian”, thotë Schlumberger.
 

Sipas tij, në zgjedhjet e fundit, qytetarët përsëri mbështetën politikën e Nikolla Gruevskit, e cila mund të interpretohet si mbështetje edhe për qëndrimin e tij në kontestin me Greqinë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›