Maqedonia, qeveria shtyhet për javën e ardhshme

Edhe pse mbrëmë ishte pritur që të përfundojnë negociatat për qeverinë e re, kjo nuk ndodhi, dhe sipas marrëveshjes më të fundit, VMRO-DPMNE dhe BDI janë dakorduar që kjo të ndodhë të martën.
Dy partitë kanë shtyrë zbardhjen e përbërjes së re qeveritare për javën tjetër, pasi akoma nuk është arritur marrëveshja për ndarjen e disa drejtorive të rëndësishme, ku BDI është e vendosur që të drejtojë njërën nga dy drejtoritë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ndërkohë, negociatat po vijojnë edhe lidhur me ndarjen e disa drejtorive të tjera, ndërsa marrëveshja është drejt finalizimit edhe për platformën politike që BDI synon ta përfshijë në programin qeveritar.