Politizimi i përhershëm i institucionit muzeal të Muzeut Historik

Tiranë, 11 shkurt, NOA / Nga Milena Selimi - Ekspozita
e një viti më parë, "Nderim viktimave të sistemit komunist" në Muzeun
Historik Kombëtar, tregoi përveç pjesës së saj të pasqyrimit të krimeve të
komunizmit dhe një realitet tjetër: Nevojën për të dokumentuar po kaq mirë dhe
kaq cilësisht realitetin e hidhur të represionit gati gjysmëshekullor.
Kuratori i saj Shima, që kishte punuar nën
autoritetin e ish-ministrit Ylli Pango, tregoi se çfarë mund të bënte një
institucion nëse do të ishte realisht i përkushtuar. Në fakt është fillimi, - u
tha Pango në atë kohë gazetarëve, - sepse ne do të vazhdojmë më tej. Kuptohet
nuk ndodhi asgjë e tillë më vonë, ndërsa ideja për ta kthyer në një pavion
permanent u dërgua në kalenda.
Ndaj në ditët tona, kur lajmet e ditës e kanë
sjellë për publikun, një pyetje është para të gjithëve: Çdo të bëhet me këtë
pavion dhe kush do të jetë fytyra muzeale e antikomunizmit? Këtë, sot, askush
nuk e thotë me fjali të prera. Në një intervistë të pak ditëve më parë drejtori
Malltezi do të shprehej për vështirësitë e kësaj ndërmarrje dhe punën me fjalët:
Janë materiale për një kategori njerëzish të cilat, aktualisht, nuk pasqyrohen
në Muzeun Historik Kombëtar. Prandaj thashë edhe më parë, Muzeu Historik
Kombëtar është i politizuar. Muzeu është Kombëtar dhe duhet t'i shërbejë gjithë
kombit. Materiali filmik dhe fotografik do të jetë më i pasur sesa ai që kemi
parë në ekspozitën e kaluar, ka përfunduar për median e shkruar.
Kuptohet sesa do të realizohet kjo mbetet për
të parë. Ajo që është shqetësuese është se gjërat bëhen thjesht me vullnete
politike dhe sa për të kaluar momentin. Dhe, më shqetësuese është se ndryshimi
i drejtorëve që sjellin komplet dhe platforma të tjera i kanë bërë shumë çështje
të kalojnë realisht në kalenda.
Problemi i antikomunizmit ka dalë me dritë të
re ditët e fundit pas nxjerrës së eshtrave të shumë të pushkatuarve. Mungesa e
identifikimit dhe cinizmi për të fshehur deri tani, tregon se ky pavion është
një imperativ. Dhe, mbase nuk mjaftojnë dhe fjalët e drejtorëve apo të Malltezi,
që në të njëjtën intervistë do thoshte se: Kemi mbledhur specialistët më të
mirë dhe shpresojmë që shumë të shpejtë të kalojmë në krijimin e pavijonit të
genocidit. Do të kemi një bashkëpunim me Arkivin e Shtetit, me Bibliotekën
Kombëtare, me Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me muzetë e
rretheve, kudo që të ekzistojë materiali. Koha spret dhe njerëzit nuk duhet
të harrojnë.
Sesa do të realizohet kjo mbetet për të parë,
por ndërkohë koha ikën dhe në skenë do dalin ngjarje të tjera, ndërsa Muzeu
Kombëtar ka detyrë tu shfaqë shqiptarëve historinë e vërtetë të tyre.
m.s/n.e/NOA