E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët shqiptarë të Zvicrës, koncert ndihme për përmbytjet

Lozanë, 12 shkurt, NOA - Shoqata e Studentëve
shqiptarë të Universitetit të Lozanës në Zvicër organizoi një koncert, në ndihmë
të zonave të përmbytura të Shkodrës.

Bëhet me dijeni se ndihmat e krijuara falë
tij, u përqendruan në financimin e nevojave emergjente të shkollave fillore të
zonës së Velipojës. Gjatë këtij programi thuhet se këndoin artistja nga Shkodra,
Fatjeta Barbullushi dhe më pas, mbrëmja vazhdoi nën tingujt e këngëve të Lorit,
Bekim Kumanovës dhe Labinot Rexhës.

Ndërkaq, të ardhurave nga koncerti iu shtuan dhe donacione gjatë tij, të dhëna
nga biznesmenë të Kantonit të Vaud si dhe pjesëmarrës të tjerë në mbrëmje.

Në përfundim të saj, bëhet me dijeni se u
mblodh shuma prej 25.000 CHF (rreth 22 milionë lekë).

Bëhet me dijeni se në Shkodër kanë mbërritur 3
përfaqësues të Shoqatës dhe të komitetit organizator për ti dorëzuar përfaqësuesve
të Drejtorisë së Arsimit dhe  shkollave që
do të ndihmohen shumën e mbledhur.

n.e/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›