Evropa hedh poshtë SHBA-në, shfuqizon ligjin për të dhënat bankare
Bruksel, 12 Shkurt - Parlamenti Evropian ka
ndaluar sot marrëveshjen sipas së cilës SHBA-ja do të kishte mundësinë e
kontrollit të të dhënave të llogarive bankare që administrohen prej shërbimit
të financave SWIFT.
Marrëveshja, e cila ka hyrë në fuqi më 1
shkurt, do të shfuqizohet. Vendimi në Parlament u mor me një shumicë të madhe
votash.
Mbrojtësit e të dhënave kishin paralajmëruar
se më marrëveshjen për SWIFT-in mund të vihej në shënjestër të hetuesve të
SHBA-së çdo qytetar i BE-së. /dw/