Pollo Bankat te sherbejne me internet

Ministri Genc Pollo deklaroi dje se aktualisht pak banka e ofrojne nje sherbim te tille kurse ato qe e kane nuk e paraqesin te plote.
Ne kemi punuar gjate ketij viti duke shqyrtuar legjislacionin kuadrin rregullator dhe politikat tona ne menyre qe te nxisim bankat operatoret e komunikimeve elektronike e cdo aktor tjeter qe te ofroje per klientet kete sherbim tha ministri.
Ne pranveren e ketij viti kryeministri Berisha ne takimin e zhvilluar me ministrin e Financave guvernatorin e Bankes se Shqiperise dhe Ministrine e Inovacionit kerkoi nxitjen e perdorimit te mobile-banking perdorimi i celularit per sherbimet e bankes ne menyre qe pagesat e telefonit dritave ujit e keshtu me radhe te mund te kryhen edhe nga celulari.
Projekti I-banking u lejon klienteve te bankave te nivelit te dyte te kryejne transaksionet e tyre financiare nga shtepia ose puna ne cdo kohe 24 ore te dites pa ndihmen e punonjesve te bankes.
Ajo cfare u duhet klienteve eshte nje kompjuter dhe akses interneti.
I-banking do tu kurseje shqiptareve kohe dhe mundimin e vajtjes ne dege dhe do tu jape atyre mundesine te kryejne pjesen me te madhe te aktivitetit te tyre bankar nga llogaria e tyre online ne cdo kohe edhe atehere kur orari bankar ka mbaruar.