E Diel, 1 Nëntor 2026

Pollo: Fondi shqiptar i zhvillimit, 3.929 milionë lekë investime në infrastrukturë

Fondi shqiptar për investimin në infrastrukture do të jetë 3.929 milionë, kjo është shuma e miratuar nga buxheti i vitit 2010. Ministrat dhe pushtetarët vendorë në përbërje të tij kanë vendosur që 65 për qind e tij të shkojë për rikonstruksionin e rrugëve rurale, konkretisht 340 km. Ministri i Shtetit, Genc Pollo ka theksuar se Prej këtij projekti 65 për qind do të financojë rrugët rurale dhe këtë vit do të ndërtojë dhe rehabilitojë 340 kilometra rrugë. Pjesa tjetër do të

financojë 28 ujësjellës në 50 fshatra në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër si dhe zhvillimin social-ekonomik me theks turizmin në 20 bashki dhe komuna tha ministri i shtetit Genc Pollo. Për vitin 2010 këtij projekti për rehabilitimit të rrugëve dytësore do ti bashkëngjiten dhe financimet e BERZH, BEI, dhe IDB duke e çuar shumën totale në 335 milion dollarë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit është një agjenci autonome implementuese projektit për uljen e varfërisë rurale, e krijuar që në vitin 1993.

Last Updated on E Premte, 15 Janar 2010 19:29

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›