Minatorët u rikthehen protestave për uljen e moshës së pensionit
Minatorët i janë rikthyer sërish kërkesave ekonomike të parealizuara, të cilat edhe për këtë vit të ri do të jenë qëllimi i protestave të tyre. Kryetari i sindikatës së minatorëve, Fiqiri Xibri, ka deklaruar se deri tani nuk ka asnjë dritë jeshile nga ana e qeverisë. E vetmja gjë pozitive e 2009 ishte takimi që zhvilluam me ministrin e shtetit Genc Pollo i cili na premtoi se do të negocionte për një takim mes përfaqësuesve të minatorëve dhe kryeministrit. Por që nga ajo kohë
ska asgjë të re për këtë çështje, tha kreu i sindikatës së minatorëve. Ai i ka bërë thirrje dhe sindikatave të tjera siç janë metalurgët ti bashkohen protestave pasi kërkesat e tyre janë të përbashkëta. Ne ndajmë të njëjtin shqetësim me shumë sindikata të punonjësve që punojnë në profesione të vështira si ne metalurgët, për moshën e pensionit e cila në kërkesat tona është 50 vjeç ndërsa qeveria ka vendosur që ajo të jetë 60 vjeç. Ndaj ne i bëjmë thirrje të gjithë sindikatave ti bashkohen protestave tona të cilat do të nisin menjëherë pas normalizimit të situatës në veri të vendit, tha Xibri.