E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet, Konfindustria "kundër" dëmshpërblimeve

Me anë të administratorit të përgjithshëm, Gjergj Buxhukut, Konfindustria parashtron problematikën e moskontrollit të territorit të shtetit, duke lejuar ndërtime të paligjshme në zona të palejueshme për ndërtim. “Duhet të pranohet dhe të sqarohet, se është e papranueshme, që taksat e qytetarëve shqiptare të shkojnë për të dëmshpërblyer pronarët e ndërtimeve të paligjshme në zona të rrezikuara, të banimit, bizneseve dhe hoteleve turistike, etj., përfshi edhe ndërtimet e kryera me lejet e marra në mënyrë korruptive dhe në kundërshtim të plotë me standardet e lejueshme në fuqi”, thotë Buxhuku.Konfindustria shpreh shqetësimin e saj dhe për efektivitetin e ulët në përdorimin e mbi 100 milion dollarëve të shpenzuara prej më shumë se 12 vjetësh në projektin e Bankës Botërore për ujitjen dhe kullimin e tokave në Shqipëri, të financuar me kredi. Kredi që paguhen me taksat e qytetarëve shqiptar. Buxhuku kërkon gjithashtu sqarimin e plotë të mënyrës së veprimit të institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e digave dhe dhënien e zgjidhjeve ligjore të problemeve të krijuara në bashkëveprimin ndërmjet prodhimit dhe të shpërndarjes të energjisë elektrike të ardhura nga shkëputja e sistemit të përqendruar energjetik të vendit pas privatizimit të OSSH/Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.                                                                                             

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›