Pollo: Ligji për nënshkrimin elektronik, epokë e re në administratë

Tiranë, 03 qershor, NOA - Ligji për nënshkrimin elektronik synon dixhtalizimin e gjithë dokumenteve dhe shkresave zyrtare dhe synon të modernizojë gjithë funksionimin protokollar të administratës publike.
Për këtë qëllim sot ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit (TIK), Genc Pollo dhe Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik (AKCE), organizoi sot aktivitetin promovues Mbi nënshkrimin dhe dokumentin elektronik.
Ministri Pollo vlerësoi se kemi të bëjmë me një epokë të re. Nënshkrimi elektronik ka hapur një epokë të re në historinë e komunikimeve, transaksioneve bankare dhe shërbimeve online. Tani janë të gjitha mundësitë që çdo shtetas shqiptar i interesuar të nënshkruajë kontrata, të marrë pjesë në prokurimet publike me mjete elektronike, të regjistrojë biznesin në disa minuta dhe në një të ardhme të afërt të votojë në mënyrë elektronike, ose nëpërmjet internetit pa qenë i pranishëm fizikisht, vetëm falë nënshkrimit elektronik, tha Pollo.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të gjithë komunitetit të TIK, drejtues të sektorëve të Informatikës së ministrive, të sistemit bankar, përfaqësues të universiteteve, të shoqërive të ndryshme të sigurimeve, Shoqata Shqiptare e Teknologjisë së Informacionit, si dhe ekspertë të huaj, si Kryetari i Forumit Evropian për Autoritetet Mbikëqyrëse te nënshkrimeve elektronike, Adam Silvester dhe përfaqësuesi i Postës Italiane Adriano Rossi.
Ligji për nënshkrimin elektronik është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë ne muajin shkurt 2008.
m.xh/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")