E Diel, 1 Nëntor 2026

Asgjesimi i municioneve, rihapet uzina e Mjekësit

Tiranë, 3 qershor, NOA Për të rritur sasinë e municioneve të vjetra të asgjësuara, Ministria e Mbrojtjes do të rivendos në funksionim disa prej uzinave që më parë shërbenin për prodhimin e municioneve.

Mbledhja e sotme me Bordit të Asgjesimit të Municioneve të Tepërta ka vendosur që në muajin qershor do të ngrihen dhe fillojnë nga puna dy linja industriale në Uzinën e Mjekësit.

Gjithashtu është në proces shqyrtimi, nënshkrimi i marrëveshjes me NAMSA-n dhe fillimin e projektit për asgjësimin e mëtejshëm të municioneve. Në kombinatin e Poliçanit po përshpejtohet puna për ngritjen e linjës dytë, ndërsa në Uzinën e Gramshit po merren masa për asgjësimin e djegoreve të akumuluara, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas ministrisë këto masa janë marrë në zbatim të Planit Veprimit për Asgjësimin e Municioneve të Tepërta në Forcat e Armatosura.

Në mbledhje u bë dhe në raport për punën e bërë deri më sot. Në analizën e bërë nga anëtarët e bordit për ecurinë e këtij projekti, u theksua se vetëm në muajin maj janë asgjësuar në total 1747 ton municione, nga të cilat: 957 ton në poligone dhe 790 ton janë demtonuara në uzina, me një mesatare 87- 90 ton në ditë. Gjithsej gjatë 5-mujorit të parë janar-maj, janë asgjësuar 5215 ton.

Kryetari i këtij Bordi, zv.ministri i Mbrojtjes z.Ekrem Spahiu, në fjalën e hapjes vuri në dukje punën e madhe që është bërë dhe që po vazhdon të bëhet lidhur me asgjësimin municioneve të tepërta të mbledhura ndër vite, që nga koha e sistemit komunist.

Ky projekt është një ndër prioritetet më të mëdha të Ministrisë së Mbrojtjes, u shpreh Spahiu, dhe për këtë ne kemi edhe mbështetjen e pakushtëzuar të qeverisë dhe të Kryeministrit z.Sali Berisha si dhe të aleatëve tanë ndërkombëtarë, në veçanti të SHBA-ve, tha Spahiu.

m.xh/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›