PDIU Te anulohen te dhenat per kombesine
Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet kerkoi dje nga qeveria shqiptare pezullimin e perpunimit te te dhenave te censusit per sa i perket pyetjes per kombesine. Ne nje konference per shtyp sekretari politik i PDIU-se Adrian Tana ndonese vleresoi nxjerrjen e te dhenave te pergjithshme nga INSTAT sa i perket popullsise dhe banesave ne vend kerkoi anulim te elementeve sensitive te ketij procesi. Ndonese PDIU ka vendosur ne legjislacionin e censusit disa masa parandaluese sa i perket abuzimeve qe mund te kene ndodhur me kete proces kesaj radhe perfaqesuesit e saj u shprehen hapur kunder anulimit te te dhenave per kombesine. Sekretari i PDIU-se Tana per kete kerkese iu referua edhe vendimit te fundit te Gjykates Kushtetuese sipas te cilit deklarimi i kombesise eshte antikushtetues. PDIU pershendet nxjerrjen e rezultateve paraprake te censusit te popullsise shpallur nga INSTAT por nderkohe kerkon te konfirmoje qendrimin e vete ne lidhje me rezultatet e tij per te ashtuquajturat pakica etnokulturore ne vendin tone. Vendimi i Gjykates Kushtetuese duhet te shtyje institucionet pergjegjese te ndalojne automatikisht perpunimin e atyre te dhenave te procesit te regjistrimit qe jane kontestuar theksoi perfaqesuesi i PDIU-se ne fjalen e tij.
AleancaKreu i Aleances Kuq e Zi Kreshnik Spahiu nga Londra e ka konsideruar dje si te turpshem dhe nje mashtrim te madh censusin e realizuar nga INSTAT dhe institucioneve te tjera qeveritare. Ne nje tubim me shqiptare ne Oxford Street Spahiu ka kujtuar historine e dhimbshme te kombit shqiptar rreth 100 vjet me pare ku pikerisht ne Londer u nenshkrua marreveshja per copetimin e tij. Censusi eshte nje mashtrim i madh i cili zvogeloi ne menyre artificiale kombin me te madh te rajonit deklaroi drejtuesi i AK-se duke i bere thirrje te gjithe shqiptareve qe gjate vitit 2012 ky organizim te shenonte 1 milion pjesemarres. Ne menyre te herepashershme AK e ka kontestuar ashper procesin e regjistrimit te popullsise dhe banesave duke e quajtur ate ne sherbim te qeverive te vendeve fqinje te Shqiperise.