Pollo: Topi delenxhi, ka marrë ryshfete nga gjyqtarët
Ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit, Genc Pollo, i ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në televizionin NEWS 24, e akuzoi mbrëmë Presidentin Bamir Topi se ka marrë rryshfete për emërimin e gjyqtarëve.
Z.Pollo, kur përfundojnë të dhënat e censusit?
Shpallja e të dhënave do të bëhet diku nga muaji i parë i vjeshtës.
Atëherë e marrin vesh se sa është popullsia e minoriteteve?
Për sa i përket minoriteteve etnike, nuk besoj se do të kemi surpriza. Shifrat ndryshojnë zakonisht në kohë të shkurtra dhe jo më për një periudhë 20-vjeçare, por për ata që ngritën një tymnajë të madhe, nuk do të ketë ndonjë surprizë.
Si e shpjegoni reagimin e presidentit Topi, ndoshta i paprecedent për vende të tjera kur nuk është kohë zgjedhjesh, që shkëmben replika e akuza me kryeministrin e vendit?
Mendoj se Topi lë një presidencë shumë të dëmtuar si institucion. Këto gjëra edhe mund të mos u thonin, por dilema “të heshtësh për një protokoll apo të jesh i sinqertë”, apo, “të demaskosh me fakte dhe të vërteta për problemet që janë krijuar”, është një gjë, por fakti që jo nga mosveprimi por nga veprimi absolutisht abuziv, nga kompetencat e presidentit, dëmi i shkaktuar është i madh, sidomos në gjyqësor.
Thatë se dëmi më i madh është ai i Drejtësisë. Përse, kur në fakt struktura ligjore është e tillë, që KLD është tagër i Ministrisë së Drejtësisë, pra i qeverisë?
Nëse komandohet nga delenxhinj, sigurisht që degradoi edhe KLD. Është një çlirim i madh, që nuk do e ketë më një delenxhi. Ka më shumë lidhje me presidentin dhe prokurorinë. Propozimet nuk janë bërë mbi bazën e meritës, por mbi bazën e ca gjërave të tjera.
Cilave gjëra?
Për një degradim të dekreteve, që ka të bëjë me shpërblim në natyrë. Për një gjë që të gjithë e dinë, për turp të të gjithëve neve: Për ryshfetet që qarkullojnë e kështu me radhë. Kjo është një gjë shumë e rëndë, që nuk ka ndodhur më parë.
Ju po akuzoni Presidentin, që në këmbim të dekreteve ka marrë ryshfete?
Këtë mund ta themi me shumë keqardhje, pasi nuk është e lehtë ta thuash për kreun e shtetit.
Kjo është një akuzë e rëndë, pse nuk e denonconi?
Ne kemi një problem, që nuk kemi një sistem mirëfunksional në Drejtësi, e cila përbëhet nga prokuroria dhe gjykatat. Me prokurorinë tashmë dihet situata. Problemi është se kapitulli mbyllet nga kreu, pastaj tek prokurori, pastaj tek gjykata. Ka qenë pa sens, që KLD-ja ka refuzuar të emërojë gjykatësit.
Pse i thoni tani akuzat ndaj Topit dhe Spahiut?
Janë thënë edhe më parë, edhe nga ministri i Drejtësisë, nga kryeministri. Ndoshta jo duke përdorur fjalën në rrënjë. Por për këdo që është një ofiqar, nuk është e lehtë t’i thuash një gjë kaq të pahijshme, kur nivelet e larta janë të përziera, por çështja është se kemi të bëjmë me një realitet. Këto gjëra janë thënë, ndoshta nuk janë mediatizuar kaq shumë, por nga degradimi që i është bërë presidencës dhe KLD-së, kaluan çdo masë. Ndërhyri kuvendi, që të largohet Spahiu nga anëtar i KLD-së, por s’e di çfarë ka bërë Topi me këtë kërkesë.
Besoni se do e kalojnë të djathtën në opozitë?
Janë zhurmëtarë bosh dhe janë persona pa një kauzë.
Topi ka qenë për shumë vite në krye të sondazheve, si më i mbështetura nga populli...
Nuk i kam parë këto sondazhe, por është kollaj të jesh i heshtur, i bukur, por kur vjen puna të përballesh, është ndryshe. Por nuk di të ketë pasur Bamir Topi ndonjë kauzë, por ide.
Topi sulmon Berishën për çështjen e pronave dhe dëmshpërblimin që ishte për ish-të përndjekurit, dhe ai e ka një kauzë...
Unë them, që nuk ka një kauzë për të cilën është përpjekur ndonjëherë. Është tjetër gjë kjo. Çështja e pronave ka qindra pengesa, që nga terreni e deri tek dokumentacioni. Ka pasur probleme, por ka një zgjidhje. Ministria e Drejtësisë po bën çdo gjë për zgjidhjen. Kurse për ish-të përndjekurit nuk ka gojë të flasë as Topi dhe askush tjetër. Është ligji që e mundëson këtë. U gjetën varret e dy të pushkatareve pa gjyq në Shkodër, kështu që u mor dhe një nismë tjetër për zgjerimin e kategorive të kësaj shtrese. Periodikisht kemi miratuar lista për dëmshpërblimin e tyre.
Pse z.Topi nuk ka pse ta ketë si kauzë, po ashtu edhe z.Rama?
Bëtë krahasimin e duhur.
Pse nuk ka të drejtë z.Topi?
Ky është amoraliteti. Biografia e z.Berisha është folur: Ka qenë një mbledhje kryesie në fillim të vitit ‘91, ku është diskutuar nëse duhet të kandidonte apo jo dhe rastet e atyre që kanë qenë anëtarë të PPSH-së. Por ky element nuk mund të sillet tani dhe të përdoret. Është diskutuar se cilin vend do të kishin ish-anëtarët e PPSH-së, por çështja që dua të ngre është se nëse ky person është ashtu siç është, dhe ti ke pranuar të bashkëpunosh me të, dhe të bën dhe president, dhe më pas kur i prish marrëdhëniet ia përmend këtë, kjo nuk shkon. Atij iu dha rasti të bënte diçka për sistemin e drejtësisë, për ekuilibrin e vendit, por bëri atë që s’e ka bërë askush më parë.
Ambasadori amerikan është shprehur, se kjo qeveri është lodhur nga pushteti…
Janë bërë reforma, ka me afat të shkurtër dhe të gjatë, por ka akoma potenciale. Ka kohë të mjaftueshme për të bërë transformime dhe me këtë bilanc mund të shkohet drejt zgjedhjeve të ardhshme, për të marrë një tjetër mandat. Mendoj se sfida e Berishës dhe koalicionit është që të kenë një konfirmim tjetër në krye të qeverisë. Rama është i pabesueshëm, flet për luftë.
Ka vend për lëvizje kjo qeveri?
Ka vend për reformime. Ka nevojë për zhvillimin e mëtejshëm dhe përparimin me vendet e perëndimit, por reformat, puna për t’i bërë ato nuk mungon, siç ka mundësi që në disa sektorë të ecet më shpejt.
Ju jeni shkëputur më parë nga PD-ja. Patët një retorikë si z.Topi…
Jo, nuk është e njëjta. Ky është një krahasim mekanik. Në 2005-ën ishim në koalicion, erdhëm në pushtet, por kjo është çështje e mbyllur.
Nuk doni ta kujtoni këtë?
Kjo është një çështje e mbyllur dhe diskordanca e krijuar u shua dhe u futëm në një koalicion të përbashkët. Është komuniste që t’i kthehesh çështjes së biografisë. Por që të krijosh një parti duhet të kesh njerëz që të ndjekin dhe jo një tufë të pakënaqur dhe pa kauzë.
Kush duhet të jetë presidenti i ri?
Kushtetuta parashikon një proces gare. Nëse në tre raundet e para ke një shumicë të cilësuar, do të thotë që kandidatët që janë në garë, duhet të arrijnë numrin e votave, pra 84, dhe kur nuk arrihet zgjidhja është me shumicë të thjeshtë, që mos të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Ne nuk mund të shpikim rregulla të tjera.
Do të jetë një nga kryesia e PD-së?
Nuk dua të flas për emra. Presidenti zgjidhet nga parlamenti. Është një garë me rregulla të caktuara. Nëse mazhoranca e merr me numra, pse duhet të bëjë kompromis?! Personazhi që duhet të shkojë në presidencë duhet të jetë me integritet. Por çështja nuk është se personazhi duhet të jetë apolitik.
Pra, mund të jetë një nga figurat drejtuese të PD-së?
Patjetër, mund të jetë dhe figurë më pak të spikatur e PD-së, por kemi rregullin e garës dhe kjo ofron shanse për të gjithë.