E Diel, 1 Nëntor 2026

"Topi, mashtrim fatal me pronat qe perfitoi"

Kryeministri Berisha ka shfrytezuar mbledhjen e qeverise per te shigjetuar Presidentin Topi ne lidhje me ceshtjen e pronave, duke u shprehur se ceshtja e prones eshte nje ceshtje dinamike, e cila duhet zgjidhur per te harmonizuar tregun. Duke iu pergjigjur akuzave te presidentit Topi se qeveria deri me tani nuk ka zgjidhur ceshtjen e pronave, kryeministri eshte shprehur se "kthimi i prones eshte problem madhor edhe per vendet me te zhvilluara te botes qe nuk zgjidhet me shkop magjik, as me urrejtje, por me alternativa". Berisha u shpreh se ceshtja e pronesise eshte nje ceshtje dinamike dhe duhet kuptuar si e tille, ndaj ka shpjeguar se akte ligjore do te kete gjithmone derisa te zgjidhen problemet e krijuara dhe te trasheguara te prones. "Ndonjeri qe merzitet nga aktet qe shohin per pronen i them se jane leshuar dhe do te leshohen dhe askush nuk duhet te merzitet ne se e ka bere veten kooperativist per te marre prona. Ka bere ne kete menyre nje gabim fatal, ai qe ka mashtruar me dokumente ose pa dokumente per nje gje te tille", - u shpreh Berisha. Kryeministri nenvizoi faktin se "ceshtja e prones nuk eshte nje problem vetem per Shqiperine, por eshte nje problem madhor per vendet me te zhvilluara sot, sepse mbi te drejten e prones vendosen apo mbivendosen dhe nje seri procesesh te tjera". "Une mora rastin konkret, - tha Berisha, -se ne rast se eshte perfituar prone, duke qene ne zemer te kryeqytetit dhe e shpall veten kooperativist, ju them se ne zemer te Tiranes, Kooperative Bujqesore nuk ka pasur kurre dhe ky eshte nje fakt i njohur. Ka pasur dhe burg ne qender te Tiranes, por kooperative bujqesore nuk ka pasur, ndaj dhe nuk duhet te irritohet askush pse qeveria ndermerr akte administrative, pse qeveria permireson ligjet per pronen, pse qeveria eshte kaq shume e fokusuar ne zgjidhjen e ketij problemi". Ne lidhje me ndertimet e te shperngulurve, kryeministri tha se, ne asnje vend te botes nuk jane rrafshuar ndertimet e ardhura si rezultat i nje fenomeni konstant dhe te drejtes legjitime te njerezve, per te zgjedhur vendin ku do te jetojne. "Deshira e qytetareve per te jetuar ne qytet eshte nje nga deshirat me legjitime te njeriut. Cdo njeri ka te drejte dhe do te kete te drejte te zgjedhe vendin ku do banoje. Krijohen probleme, por ndaj jane autoritetet per t'ju dhene pergjigje e per te zgjidhur keto probleme", - u shpreh kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›