E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, kapen 60 kg kanabis në një gomone

Policia kufitare e Sarandës gjatë një operacioni anti-drogë ka bërë të mundur sekuestrimin e 60 kg kanabis sativa por nuk ka mundur të arrestojë dot poseduesit e drogës.
 

Burime nga policia e Sarandës bëjnë me dije se lënda narkotike ishte e fshehur në një gomone me gjatësi 10 metra ndërsa ende nuk dihet destinacioni i saj.
 

Ndërkohë policia ka rrethuar vendin ku u gjet droga është vënë në kërkim të poseduesve të lëndës narkotike.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›