Sarandë, kapet gomonia me 60 kg kanabis, policia nis hetimet
SARANDE - Kapet një gomone me 60 kilogramë kanabis në brigjet e Sarandës. Operacioni është kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur forcat e policisë së qytetit jugor kanë pikasur gomonen të fshehur mes Manastirit dhe kanalit të Cukës.
Gjatë kontrollit rezultoi se gomonia ishte 10 metra e gjatë dhe e pajisur me 2 motorë, gati për lundrim në det.
Ndërkaq policia ka vijuar kërkimet për identifikimin e autorëve dhe dyshohet se në zonë mund të ketë sasi të tjera të lëndës narkotike të fshehur.
Sipas policisë, paraprakisht mendohet se destinacioni i gomones dhe drogës ka qenë Korfuzi.
(er.nu/news24/BalkanWeb)